-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kush është Guruja indian misterioz që erdhi në Rinas dhe që njerëzit i puthin këmbët…

Më të lexuarat

Ditën e sotme një guru indian ka mbërritur në Rinas, ku është pritur nga shumë njerëz të cilët prisnin radhën për t’i puthur këmbët.

Paramahamsa Vishewanda i përket një sekti të paqartë dhe të dyshimtë. Guruja indian Paramahamsa Vishëandanda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’.

Në këtë sekt me sa duket është anëtar edhe ministri Damian Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij Rovena Agolli. Kjo e fundit madje e promovon sektin dhe ardhjen e gurusë në rrjetet sociale. Edhe vetë ministri mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit, si dhe në shtëpi mban foton e gurusë indian.

Pjesë e praktikave të këtij sekti janë dhe seancat e hipnozës, një proces i kontrollit të plotë psikik ndaj anëtarit të sektit dhe ky lloj kontrolli okult mund ta shndërrojë këdo nën shërbimin e gurusë.

Me një kërkim të thjeshtë në internet zbulon se ky guru indian është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit, ndërsa aktiviteti i sektit të tij ka qenë nën hetim dhe nga autoritetet indiane.

Madje në një video shihet se si guruja mashtron në mënyrë “spektakolare” duke pretenduar se gjasme po ‘vjell copëza floriri’.

https://www.facebook.com/xhamiteetiranes/videos/1965606876848654/

Vallë Shqiptari të ketë rënë kaq poshtë sa ti puthë këmbët apo ti përkulet një njeriu!
Adhurimi dhe përkulja në sexhde i takon vetëm Zotit dhe jo njerëzve, kushdo qofshin ata.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit