Lutja më e mirë për të kërkuar falje nga Allahu është të thuash:
‘Allahumme ente rabbi. Laa ilahe il-la ente. Halekteni ve ene abAuke, ve ene ala ahdike ve va’edike masteta’ëtu, eudhu bike min sherri ma sana’ëtu, ebuu leke bini’ëmetike alejeje ve ebuu bidhembi, fagfirli, fe in-nehu la jagfirudh-dhunube il-la ente
– O Allah! Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Teje. Ti më krijove mua e unë jam robi Yt dhe unë jam i përkushtuar në besën time dhe në përkushtimin tim ndaj Teje aq sa mundem. Kërkoj mbështetjen Tënde nga çdo e keqe që kam bërë. Unë falënderoj para Teje për gjithë bekimet që Ti ke derdhur mbi mua dhe pohoj para Teje të gjitha gjynahet e mia. Të lutem Ty me përkushtim të m’i falësh gjynahet e mia, sepse, padyshim, askush tjetër nuk mund të falë gjynahet përveç Teje!’
Kush e thotë me bindje këtë lutje ditën dhe vdes pa u ngrysur, do të jetë nga banorët e Xhenetit dhe kush e thotë me bindje këtë lutje natën dhe vdes pa u gdhirë, do të jetë nga banorët e Xhenetit.