0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kush duhet të ketë më tepër kujdes nga temperaturat e larta

Më të lexuarat

Urgjencat e spitaleve raportojnë rritjen e fluksit të pacientëve, që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të temperaturave të larta.
 
Dy kategoritë më të rrezikuara për t’u prekur nga ndërlikimet shëndetësore gjatë periudhave me temperatura të larta janë fëmijët dhe të moshuarit.
Përballë valës së të nxehtit, autoritetet e shëndetit publik apelojnë për marrjen e masave gjatë ditëve në vijim, veçanërisht për të moshuarit, që trajtohen nga sëmundje kronike. Ndaj këta të fundit duhet të paraqiten pranë mjekut familjar për të rivlersuar gjëndjen e tyre shëndetësore nëpërmjet ekzaminimeve përkatëse.
Ndër komplikacionet më të sheshta janë rraskapitja, infarktet, konfuzionet etj. Specialistët bëjnë me dije se “pothuajse të gjithë personat me sëmundjet kronike paraqesin një rrezik për përkeqësimin e sëmundjeve që kanë, të cilat mund të shoqërohen edhe me pasoja fatale, nësë nuk meren masat e duhura, për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve”.
Sëmundjet, që paraqesin rrezikshmëri të lartë, janë hipertensioni, astma bronkiale, diabeti, pneumopatia kronike, insuficenca e veshkave, çrregullimet psikiatrike si depresioni, skizofrenia, demenca, gjendjet febrile, etj.
Megjithatë, kujdesi nuk duhet neglizhuar nga kategoritë e tjera, pasi ndërlikimet mund të jenë prezente nëse teprohet me ekspozimin ndaj diellit. Sipas specialistëve të shëndetit, rrezet e dëmshme të diellit shkaktojnë rritjen e temperaturës së trupit, zgjerim të enëve të gjakut, rënie të rrahjeve të zemrës, të cilat më pas shoqërohen me djersitje të madhe, marrje mendsh, dhimbje koke, turbullim të shikimit, etj.
Ndërsa sa i përket ushqimeve, duhen evituar konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit