1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kush do të fitoj sot, PDK apo LDK?

Më të lexuarat

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri te zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, dy partitë politike ende nuk janë marrë vesh se kush do të jetë pasardhës i Sami Kurteshit. Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se ende janë duke vazhduar përplasjet ndërmjet dy partnerëve të koalicionit se kush do të vij në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Derisa Isa Mustafa dhe partia e tij po e mbështesin Veton Vulën, në anën tjetër, PDK po e mbështet fuqishëm Shqipe Malën. “Njerëzit e PDK-së kanë kërkuar vota edhe nga dy partitë opozitare Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, tha ky burim.

Megjithatë sipas këtij burimi, gjithçka do të vendoset në orët në vazhdim.
“Mund të vendoset në orët e fundit se kush do të jetë Avokati i Popullit. Nuk përjashtohet mundësia që të arrihet marrëveshje në momentet e fundit nga treshja Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, tha ky burim, duke bërë të ditur se ka presione ndërkombëtare që të mos dështohet edhe njëherë me zgjedhjen e Ombudsperonit.

Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit është marrë vendim që të shtyhet për sot votimi i Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, pos Veton Vulës e Shqipe Malës, në garë zyrtarisht janë edhe dy ish- anëtarë të dy partive politike. Më saktësisht bëhet fjalë për ish- kandidatin e Lëvizjves Vetëvendosje për deputet, Mazllum Baraliu dhe ish- deputeten e AKR-së, Suzanë Novobërdaliu.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit në vazhdimësi ka shkaktuar telashe, për faktin se interesat partiake, kanë bërë që në shumë situata të shpallet edhe të anulohet konkursi. Para zgjedhjes së Sami Kurteshit në krye të Ombudspersonit, disa herë ishte shpallur e ishte anuluar konkursi, për shkak se në Kuvendin e Kosovës, asnjëri kandidat nuk i merrte votat e mjaftueshme.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit