-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Kurtulmus: Turqia ka tre vija të kuqe ndaj Raport progresit të BE-së

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus tha se vendi i tij nuk do të pranojë Raport-progresin e Bashkimit Evropian, nëse i njëjti përmban akuzat për çështjen armene, heqjen e PKK-së nga lista e organizatave terroriste ose ndërprerjen e negociatave, gjegjësisht pezullimin e fondeve të BE-së për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA ).

“Ne kemi tre vija të kuqe. Ne nuk do të pranojmë raportin e BE-së nëse ai flet për gjenocidin ndaj armenëve në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, nëse bëhet fjalë për heqjen e PKK-së nga lista e organizatave terroriste, dhe e treta është një pezullim i negociatave ose ngrirja e fondeve të BE-së për Turqinë. Këto tre pika nuk mund t’i pranojmë”, tha Kurtulmus, zëvendëskryeministër dhe zëdhënës i qeverisë turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit