0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kurtulmuş: Jemi të kënaqur me “sinjalet pozitive” nga Shtëpia e Bardhë

Më të lexuarat

“SHBA-të duhet të vendosin nëse dëshirojnë të bashkëpunojnë me grupin terrorist prej tre ose pesë mijë terroristëve ose dëshirojnë të bashkëpunojnë me Turqinë stabile politike dhe ekonomike me popullatë prej 80 milionësh”, tha Kurtulmuş

MANISA (AA) – Zëvendës kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş deklaroi se Turqia është e kënaqur me “sinjalet pozitive” të cilat i dërgon administrata e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me ekstradimin e Fetullah Gylenit, udhëheqësin e organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se Ankaraja zyrtare punon në procesin lidhur me kërkesën e dërgura më parë për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste e cila në korrik të vitit të kaluar tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi.

Kurtulmuş tha se administrata e re amerikane dërgon sinjale pozitive.

“Ne e shohim se përpjekjet tona kanë dhënë disa përparime dhe shohim se administrata e mëparshme indolente e Barack Obamas është pas nesh. Përshëndesim këtë dhe shpresojmë se rezultatet do të pasojnë”, tha Kurtulmuş.

Ai gjithashtu foli edhe për bashkëpunimin e SHBA-ve me grupin terrorist PYD/YPG e cila është degë e organizatës terroriste PKK, me të cilën SHBA-të bashkëpunojnë në luftën kundër DEASH-it.

“SHBA-të duhet patjetër të vendosin nëse dëshirojnë të bashkëpunojnë me grupin terrorist prej tre ose pesë mijë terroristëve ose dëshirojnë të bashkëpunojnë me Turqinë stabile politike dhe ekonomike me popullatë prej 80 milionësh. Ata duhet të bëjnë këtë zgjedhje, por duket se gjithnjë e më shumë janë dakord me ne”, porositi Kurtulmuş.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit