3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti vendos lule tek varri i Alija Izetbegoviç dhe të monumenti i 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë

Më të lexuarat

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tijë në Sarajevë nuk ka lënë pa kujtuar viktimat e genocidit serbë në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa ka nderuar dhe vendosur lule tek mounumeti i fëmijëve të vrarë në Sarajevë dhe varri i kryetarit të BeH Alija Izetbegoviç.

Ai në një postim në Facebook, ka kujtuar edhe gjenocidin e serbisë të ushtruar në Kosovë, duke mos anashkaluar edhe gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë të ushtruar nga Serbia.

Postimi i plotë:

Te varri i Alija Izetbegovic dhe te monumenti i 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë

Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë “Patkoi” i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur.

Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit.

U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegovic, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës./KosovaPost/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit