2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti takon presidentin Topi

Më të lexuarat

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi. Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se në këtë takim është biseduar për çështjen shqiptare.

Kurti e falënderoi presidentin Topi për vizitën që ai po i bën Kosovës dhe tha se ai gëzon respekt si figurë e bashkimit dhe e urtësisë në Kosovë.

Ndërkaq, Topi thuhet se ka vlerësuar lart punën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si një forcë politike e cila ka dhënë dhe po jep kontribut në skenën politike të Kosovës por edhe për kombin shqiptar në përgjithësi.

Në takim u diskutua për çështjen shqiptare, si dhe për nevojën e bashkëpunimit të shteteve tona, në shërbim të faktorizimit të kombit shqiptar. /Telegrafi/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit