2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

KURTI TAKOHET ME SASSEL, BISEDOJNË PËR MARRËVESHJE MES DY VENDEVE

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për marrjen e detyrës.

Në këtë takim, Kurti theksoi kontributin e shtetit belg në pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Po ashtu theksoi marrëdhëniet e mira tregtare dhe interesimin e kompanive belge për investim në Kosovë, siç është rasti me kompaninë “PowerPack”.

“U fol për rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, si ajo për bashkëpunim policor, për arsim dhe taksim të dyfishtë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Ndër të tjera, në këtë takim u bisedua për situatën me pandeminë dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e variantit Delta.

Kryeministri i ofroi shefit të ri të misionit diplomatik belg bashkëpunimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Sassel tha se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës në rrugën e integrimeve europiane dhe euroatlantike”, njofton zyra e kryeministrit.BBBBBBBBBBBBBBB

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit