Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi së bashku me ish anëtarin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare Kosovë – Mali i ZIi, këtë të premte kanë takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Gjatë takimit është biseduar për temat që lidhen më çështjen e gjeo-informacionit dhe për çështjen e kufijve shtetërorë.
“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për qeverisjen tonë në Podujevë, për sfidat me të cilat po ballafaqohemi, me dinamikën e punëve dhe projekteve që po realizohen gjatë kësaj kohe në Komunën tonë”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Bulliqi bëri të ditur se Kurti i ofroi mbështetje për qeverisjen e tij dhe u dakorduan që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej.