1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kurti: Shqiptarët e Maqedonisë paguan çmimin më të lartë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar në Shkup se Tirana dhe Prishtina e kanë për borxh të ndihmojnë shqiptarët e Maqedonisë që të realizojnë të drejtat e tyre elementare dhe të mos ndihen të diskriminuar në shtetin ku jetojnë.
 
“Shqiptarët në Maqedoni duhet të organizohen politikisht, të jenë sa më aktiv, të mos presin nga partitë ekzistuese politike. Ata duhet të parashtrojnë sa më shumë kërkesa për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, meqenëse të dyja ato i kanë borxh shumë shqiptarëve të Maqedonisë. Çmimin më të lartë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës e keni paguar ju, sepse edhe ju keni kontribuar njësoj dhe keni mbetur edhe jashtë Kosovës edhe jashtë Shqipërisë”, u tha Kurti shqiptarëve të Maqedonisë, raporton Tch.
 
Kurti tha gjithashtu se në Maqedoni po shtohet ndikimi rus dhe ai serb, gjë që sipas tij, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të drejtat demokratike të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.
 
“Ka një tendencë që Serbia të forcohet në Maqedoni dhe është më se e imagjinueshme që Serbia dëshiron që edhe Maqedoninë ta shndërrojë në një protektorat serb, ku dallimi mes Georgievskit dhe Gruevskit të jetë njësoj si dallimi mes Bullgarisë dhe Serbisë”, theksoi Kurti.
 
Gjatë një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë në Shkup, Kurti tha se e ardhmja e shqiptarëve është bashkimi i tyre në një shtet të vetëm.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit