-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kurti: Qeveri servile, protektorat edhe më tutje

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës nuk ia ka idenë zhvillimit të vendit tonë prandaj e shet pasurinë që do të mund të ishte baza e zhvillimit. Dhe, Qeveria e Kosovës nuk ia ka idenë sovranitetit të shtetit tonë prandaj i shton fusnota pavarësisë e cila do të mund të ishte baza për sovranitetin.

Kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme Organizative të Lëvizjes me kryetarët e 28 Qendrave dhe 428 pikave të këtij subjekti politik.

“Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore e publike në Kosovë nuk ka qenë ide, por mungesë e idesë së zhvillimit. Njësoj, dialogu e bisedimet me Serbinë nuk kanë qenë ide, por mungesë e idesë së shtetndërtimit”.

“Sipër Qeverisë së Kosovës ndodhet protektorati ndërkombëtar i cili as nuk po përfundon e as nuk po përmbyllet, por po hyn përbrenda institucioneve të Kosovës. Ky protektorat e ka sjellur paqen pa demokraci, sigurinë pa zhvillim dhe stabilitetin pa liri”, ka thënë Kurti.

“Stabiliteti në Kosovë është rehati për burokratët ndërkombëtarë dhe zyrtarët qeveritarë e kurrsesi për qytetarët e Kosovës. Kemi një Qeveri që është shumë e dobët karshi Serbisë dhe shumë e egër karshi qytetarëve të Kosovës. Kemi një Qeveri që është servile karshi burokratëve ndërkombëtarë dhe mizore ndaj njerëzve vendës këtu”, ka thëën ndër të tjera lideri i Vetëvendosjes.

“Shteti i Kosovës, me këtë pavarësi pa sovranitet, për popullin tonë është tepër pak, tepër vonë. As pranvera, as vera dhe as ngrohja globale nuk po e shkrijnë fusnotën, por fusnota po na e shkrin pavarësinë. Shteti i Kosovës është i rrezikuar si asnjëherë më parë, sepse është gjithnjë e më i rrezikuar”.

“Armiku ynë, Serbia, është i pakushtëzuar ndërsa Qeveria e Kosovës është e shantazhuar. Serbia po vendos kushte çdo herë në secilin dialog. Koha e dialogut, mënyra dhe temat janë me pajtimin e saj sepse janë interes i saj. Kjo është arsyeja pse Serbia e do këtë dialog. Dhe, kjo është arsyeja pse nuk mund të ketë rezultat të favorshëm për Kosovën aty”kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit