-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti pas takimit me Thaçin: Presidenti nuk duhet të merret me emra kandidatësh e partish, por me datën e zgjedhjeve

Më të lexuarat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçj tha se në këtë takim kanë shprehur bindjen se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik të ketë qeveri të re, pa Kuvend dhe zgjedhje të reja.

Kurti, i cili ishte i shoqëruar në takim me dy këshilltarë ligjor tha se në këtë takim kanë shprehur qëndrimin që besojnë se është i drejtë dhe i vetmi në bazë të Kushtetutës, se nuk mund të kalohet dikur tjetër duke e shpërfillur nenin 82, pikën 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje.

Sipas tij, presidenti Thaçi u zotua se do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme.

Ai tha se edhe në vitin 2010 edhe 2017 me mocion mosbesimi të suksesshëm ka ra qeveria dhe më pas është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallë zgjedhjet.

Kryetari i VV-së theksoi se presidenti nuk duhet të merret me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti.

“E di që ndodhemi në betejën kundër virusit korona dhe kjo mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi dhe alternativa tjera”, tha ndër të tjera Kurti.

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes tha se jashtë nenit 82 të Kushtetutës dhe jashtë COVID-it do të diskutojnë vetëm me shkrim në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqkuptime.

Ndryshe, në këtë takim përveç situatës politike është folur edhe për punën që po bëhet për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit