2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kurti: Hoxhaj e Tahiri po e anashkalojnë Kuvendin

Më të lexuarat

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, e ka kritikuar ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe shefen e ekipit dialogues, Edita Tahiri, për anashkalim të Kuvendit, si organi më i lartë legjislativ, përfaqësues dhe politik i vendit. Për secilin veç e veç ka treguar se në cilat raste nuk i janë përgjigjur kërkesave të Komisionit parlamentar që ai e drejton.

“Më 20 shkurt të këtij viti, atëherë kur i kishim 88 njohje të pavarësisë, ministrit (Hoxhaj v.j) ia kam dërguar një kërkesë për të dorëzuar nga një kopje të të gjitha notave verbale që Ministria e Punëve të Jashtme i ka pranuar deri në atë kohë…. Kanë kaluar më shumë se katër muaj prej se kjo kërkesë është dorëzuar dhe KPJ-ja, përveçse nuk ka pranuar asnjë kopje të notave verbale, nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë”, ka njoftuar Kurti.

Dy muaj më vonë, përkatësisht më 27 prill, në një nga mbledhjet e Komisionit për Punë të Jashtme ka qenë prezent ministri Hoxhaj. Gjatë asaj mbledhjeje, sipas Kurtit, ministri ka premtuar që deri në fund të muajit maj, do t’ia dorëzonte Komisionit: kopjet e notave verbale; Strategjinë e plotë për njohjet; raportin financiar për fushatën e lobimit jashtë dhe brenda vendit për njohjen e pavarësisë së Kosovës; letrat që ua ka dërguar homologëve të tij në bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e Hasan Abazit, Arben Murselit, dy policëve kosovarë në Dumnicë, Burim Telakut, ekstradimin e Shemsi Nuhiut dhe vrasjen e Selver Haradinajt; si dhe Planin strategjik për Akademinë Diplomatike.

“Ndonëse ka kaluar ky afat, Komisioni nuk i ka marrë as dokumentet e kërkuara, as përgjigje lidhur me pesë çështjet e cekura”, ka konfirmuar Kurti.

Një “arrogancë” të tillë, të mospërgjigjes në letra, sipas tij, e ka treguar edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit