1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti: Festivali “Anibar” është vlerë e gjallërisë dhe jetës shoqërore në vend

Më të lexuarat

Në të gjitha format e ndryshme animacioni përfaqëson idenë e “dhënies së frymës”, “dhënies së guximit”, “gjallërisë dhe jetës”, vlera të cilat festivali tradicional tashmë “Anibar”, i përfaqëson me animacionin si medium artistik, por edhe si format i kontributit shoqëror, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”, në Pejë.

“Anibar” si shumë nga organizimet kulturore e artistike në Kosovë, sipas kryeministrit, është vlerë e gjallërisë dhe jetës shoqërore në vend. Një forcë kulturore që e ngjall një qytet dhe një shtet të tërë, ka thënë ai.

Kurti i ka përgëzuar organizatorët e “Anibarit” për sukseset e deritashme, duke shtuar se “askush tashmë nuk ka dyshim se vitet e ardhshme janë po ashtu vite të suksesit tuaj, të suksesit të “Anibarit”, të suksesit të të gjithëve”.

Motoja e festivalit “Anibar” të sivjetmë thotë se duke jetuar të izoluar, ne jemi bërë ëndërrimtarë të mëdhenj dhe jemi gati për çlirim.
Ka një të vërtetë të madhe mes mungesës së lirisë dhe ëndërrimit për të. Një hendek mes mundësisë për të menduar dhe mundësisë për realizim.
Kosova sot është e lirë, por shumë nga idetë e të rinjve tanë nuk mund të kthehen në mundësi në mungesë të lirisë së lëvizjes, studimit e punësimit, siç e shijojnë shumica e vendeve evropiane. Por të rinjtë tanë po dëshmojnë çdoherë e më shumë se “kur u jepen mundësitë e barabarta” ata i tejkalojnë moshatarët e tyre kudo në botë”,ka thënë Kurti.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit