9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kuriozitete të cilat nuk i keni ditur mbi gjarpërinjtë

Më të lexuarat

• Gjarpërinjtë kanë dy “këmbë” të vogla dhe të fshehta mu afër vrimës së nevojës.

• Në majë të kokës kanë hundën midis së cilës mund të shohim edhe receptorët me të cilët shërbehet për identifikimin e nxehtësisë.

• Për shkak të “nxehtësisë së trupit” të tyre, gjarpërinjtë nuk e ndiejnë njëri tjetrin.

• Qendra për balancim u gjendet në bisht, nëse e lëndojnë – gjatë pjesës së mbetur të jetës kanë problem me motoriken dhe lëvizjen, madje edhe me zhveshjen.

• Gjarprinjtë nuk kanë qepalla. Në vend të kësaj, sytë e tyre janë të mbuluara me një membranë të hollë mbrojtëse që funksionon njësoj si lëkura e tyre.

• Gjarpinjtë mesatarisht kanë 200 dhëmbë.

• Kur bëhet gati të pickojë, gjarpri merr pozitën zigzag.

• Zemra e gjarprit mund të zhvendoset për një apo një e gjysmë gjatësi të sajën nga pozicioni normal, ashtu që preja e kapërdirë të kalojë më lehtë.

• Gjarpërinjtë nuk kafshojnë ose përtypin ushqimin e tyre, por e gëlltisin gjithë prenë e tyre.

• Gjarpërinjtë nuk janë aq të lëmuar sa thuhet. Lëkura e tyre është e butë por e thatë në prekje.

• Ka pesë llojë gjarpinjsh fluturues – varen në degë, luhaten dhe hidhen në ajër, e pastaj i shtrijnë brinjtë e tyre të shumta e velat. Ata, mund të përshkojnë një distancë prej 100 m në ajër.

• Mamba e zezë është gjarpri më i shpejtë në botë, në gjueti mund të arrijë shpejtësinë edhe deri rreth 20 km/h.

• Pitoni i rritur ka shtypjen madje deri në 3 tonelata.

• Taipani tokësor australian (Oxyuranus microlepidotus) është gjarpri më helmues në Tokë. Helmi i një kafshimi mund të vrasë 100 njerëz.

Shumica e stereotipave të sotëm për gjarpërinjtë bëjnë që shumica të frikësohen nga ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit