1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kurdët vrasin katër ushtarë turq

Më të lexuarat

Autoritetet në Turqi thonë se separatistët e dyshuar kurdë kanë vrarë katër ushtarë turq dhe kanë plagosur pesë të tjerë, në një sulm kundër konvojit ushtarak, pranë kufirit me Iranin dhe Irakun.

Zyrtarët e provincës Hakari thonë se militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) kanë përdorur bomba të telekomanduara për të sulmuar ushtarët në qakurn Kukurca.

Forcat e armatosura turke kanë vrarë më shumë se 80 militantë kurdë javën e kaluar, në një operacion të madh që ka përfshirë trupat tokësire dhe sulmet ajrore në caqet e PPK-së.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është shpallur organizatë terroriste, ka nisur betejën e armatosur për autonominë kurde në juglindje të Turqisë qysh në vitin 1984.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit