Një video e shpërndarë në internet tregon me gjasë një luftëtar kurd teksa rrëzon me raketë tokë-ajër një helikopter turk, transmeton Top Channel.
Video e postuar nga “Gerilla TV”, e njohur për afërsinë që ka me Partinë e Punëtorëve Kurdë, e shpallur organizatë terroriste nga Ankaraja, tregon një helikopter “AH-1W Super Cobra” duke patrulluar në mbi një zonë malore, ndoshta gati për të sulmuar.
Por një militant kurd me raketa-hedhës dhe i kamufluar me mjedisin përreth, e godet i pari. Raketa kap pjesën e pasme të helikopterit, i cili pas një sërë spiralesh rrëzohet në toka.
Vetë Turqia nuk ka konfirmua, por as ka mohuar pretendimet e kurdëve, ndërkohë që mbetet ende mister zona se ku ka ndodhur sulmi apo fati i pilotëve dhe anëtarëve të tjerë në bordin e helikopterit.