Policia e Kurbinit ka sekuestruar një sasi prej 16 kg kanabis sativa, dhe ka arrestuar transportuesin e saj.
Në sajë të operacionit “Transportuesi” është vënë në pranga Shpëtim Zyberaj, 29 vjeç. Gjatë kontrollit të mjetit të tij tip Jeep në Fushë Milot u gjet dhe sasia e drogës.
Ndërkohë është shpallur në kërkim E.M. 39 vjeç, nga Tirana, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale./TCH