1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kurbani për shtëpinë e re

Më të lexuarat

Pyetje:”Disa njerëz pretendojnë se duhet therur një kurban në themelet e shtëpisë së re që kërkon të ndërtosh, përndryshe shtëpia do të pushtohet nga xhindet. A ëshë kjo e vërtetë?”
Myftiu:”Jusuf Kardavi
Përgjigj:”Ajo që shohim është se njerëzit kanë perceptime të ndryshme lidhur me botën e padukshme të xhindeve. Disa prej tyre e teprojnë me ndikimin dhe fuqinë e xhindeve, të tjerët e teperojnë me të kundërtën, duke mohuar ekzistencën e tyre. Të parët, besojnë se xhindet kanë ndikim në çdo gjë të madhe dhe të vogël, ata u qëndrojnë mbi koka, tek pragjet e dyerve, i rrethojnë natën e ditën, sikur xhindet janë kontrollojnë mbarë botën.
Padyshim që të dy kategoritë janë gabim dhe larg mësimeve të islamit.
Islami është feja e të mesmes, e pranon ekzistencën e xhindeve dhe botës së tyre.
Xhindet janë të pranishëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, por të thuash se ata kanë kaq shumë pushtet dhe ndikim në botë, saqë pushtojnë shtëpitë e njerëzve dhe se kushdo që nuk ther kurban për ta, ia shndërrojnë jetën në ferr, është diçka që nuk e gjejmë të përmendur në literaturën fetare. Gjëra të tilla hyjnë në çështjet e gajbit, tek të cilat nuk mund të arrihet. Prandaj nuk kemi përse ti besojmë gjëra të tilla, përderisa nuk kemi argumente fetare.
Që këtu, themi që të therësh kurban kur ndërton një shtëpi të re, është diçka e pabazë në fe. Therja e kurbanëve në islam, lidhet me festa fetare të caktuara, siç është kurban bajrami, lindja e një fëmije etj…/ardhmeria
Zoti e di më mirë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit