-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kurban Bajrami sjell para në Ballkan

Më të lexuarat

Festa e sakrificës (Kurban Bajrami) u jep turqve një arsye për të përthithur kulturën e Ballkanit e është një fat i papritur për hotelet e agjentët e udhëtimeve.

Mijëra turq po kalojnë Kurban Bajramin (Eid al-Adha), apo festën e sakrificës, në Ballkan këtë vit, duke gjetur mundësinë gjatë festës për të vizituar Maqeedoninë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) e Kroacinë.

Rreth 10,000 turq po bëjnë pushime në Dubrovnik, Kroaci, ndërsa rreth 5,000 të tjerë janë shpërndarë anembanë rajonit, ku festa, që kremtohet nga e enjtja (25 tetor) deri të dielën, është e njohur si Kurban Bajrami.

“Për tre ditë ishin në Maqedoni. Që aty shkuam në Shqipëri, Malin e Zi, Bosnjë e Kroaci,” i tha SETimesIzeet Jildas, një udhërrëfyes turistik. ” Vetëm nëpërmjet agjencisë sime më shumë se 1,000 vetë nga të gjitha pjesët e Turqisë erdhën këtu.”

Midis miqve kishte turq që jetonin në pjesën turke të Qipros, të tillë si 73-vjeçari Mehmed Adilj. Ai tha se ishte mahnitur nga ç’farë kishte parë në Ballkan, veçanërisht në Ohër e Sarajevë.

“Eshtë këndshëm këtu. Nuk e imagjinoja një mënyrë më të mirë për të kremtuar [festën], sesa bërja e këtij udhëtimi në Ballkan. Dëshironim të shihnim sesi është të jetosh këtu. Jam i ngazëllyer nga njerëzit, historia, kultura e arkitekturës së lashtë,” tha ai.

“Prej dy vitesh, doja të vija në Maqedoni, kështu që tani pata mundësinë t’a bëj këtë për festën. E ‘takova’ Ballkanin nëpërmjet serive turke të TV sepse disa nga to janë bërë këtu. Destinacioni më popullor për ne ishte Dubrovniku, por ka një interesim të madh për Maqedoninë gjithashtu,” tha Sergjun Tuje, turist nga Qiproja e Veriut.

Turqit thonë se pushojnë në Ballkan sepse është më lirë se në Turqi, me disa prodhime që kushtojnë sa gjysma e çmimit në vendin e tyre. Turqia është e lidhur me Ballkanin nëpërmjet historisë e kulturës, duke përfshirë sundimin e perandorisë otomane.

Shumë shtetas turq i kanë rrënjët në Ballkan e kanë një dëshirë të madhe që të shohin ku kanë lindur parardhësit e tyre, i tha SETimesTurkan Sanxhak, një agjent turistik nga Stambolli.

“Ka mjaft njerëz që janë nga Maqedonia e që shumë vite më parë u transferuan për të jetuar në Turqi. Përveç Maqedonisë, dëshirojnë të vizitojnë gjithashtu Prishtinën e Prizrenin në Kosovë, sepse mjaft prej tyre i kanë rrënjët prej andej gjithashtu. Ata janë të interesuar për Budvën e Kotorin në Malin e Zi e Sarajevën në Bosnjë,” tha ai.

“Im atë ka lindur në Turqi e dëshiroja të shihja ato vende. Kam shumë miq shqiptarë e boshnjakë e kjo është se pse jam i interesuar në mentalitetin e kulturën e njerëzve në këto vende. Ajo që la shenjë më të madhe në mua, ishin e vjetra e rrugët e vjetra,” i tha SETimes Jilmit Filiz, një qytetar nga Stambolli.

“Në grupin tim kishte njerëz nga Ankaraja, Bursa, Adanaja, Antalija. Turqit dëshirojnë të shohin territoret që janë qeverisur prej tyre e kjo është se pse këto vende janë kaq interesante për ta. Maqedonia e Ballkani kanë gjithçka për t’iu ofruar turqve,” i tha SETimesAhmed Arslan, një udhërrëfyes turistik nga Stambolli.

Shtetasit turq nuk kanë nevojë për vizë në Ballkan e operatorët e udhëtimeve thanë se marrin 15 euro për çdo vizitor. Hotelet gjithashtu ulën çmimet për të tërhequr turistët turq. Vizitorët në Ohër u trajtuan me një darkë të posatçme maqedonase e zbavitje.

“Çdo javë, në Ohër e në hotelet tona vijnë miq nga Turqia, por për festë, kishte shifra shumë më të mëdha. Pas turistëve holandezë, turqit janë të dytët në numër në Maqedoni,” tha Filip Misheski, administrator i hotel Metropol në Ohër./set

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit