4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kurat natyrale dhe medikamentet, përse nuk duhen përzier kurrë

Më të lexuarat

Besimi tek mjekësia alternative ndonjëherë mund të jetë i verbër. Për shekuj me rradhë njerëzit kanë shfrytëzuar bimët dhe vlerat e tyre për të trajtuar një sërë problemesh mjekësore. Progresi i mjekësisë moderne zbehu disi famën e mjekësisë bimore, megjithatë kohët e fundit kjo e fundit ka pësuar një zhvillim në rritje.

Çfarë Është Mjekësia Alternative?
Mjekësia alternative ka të bëjë me trajtimet me bimë mjekësore të sëmundjeve të ndryshme. Kjo mjekësi përdor praktika dhe produkte që nuk përdoren në mjekësinë moderne. Ky term shërben si ombrellë për trajtime si: akupuntura, suplementët e vitaminave, përdorimet e bimëve, e të tjerë.

Çfarë Janë Trajtimet Bimore?
Kjo mjekësi përdor pjesë të ndryshme të një bime, luleje apo fruti për të trajtuar një problem mjekësor, nuk kanë nevojë për recetë dhe merren mjaft lehtë nga konsumatori.

Shqipëria numëron rreth 850 lloje bimësh mjekësore, shumë prej të cilave eksportohen jashtë. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2014, tregojnë se eksporti i bimëve aromatike dhe mjekësore ka arritur në 11,600 ton.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se shumë medikamente farmaceutike përmbajnë përbërës bimorë. Për shembull, morfina vjen nga lulekuqja ndërsa digoksina, një medikament për shëndetin e zemrës, prodhohet duke përdorur luletogëzën.

Ndërveprimi I Bimëve Mjekësore Me Medikamentet Farmaceutike
Përdorimi në të njëjtën kohë i medikamenteve dhe trajtimeve natyrale mjekësore mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Së pari, nëse ju merrni një kurë bimore dhe ilaçe kundër një sëmundje të caktuar, efekti i të dyjave mund të jetë i njëjtë por i ekzagjeruar. Ky efekt mund të jetë i mirë për shëndetin por edhe i dëmshëm.

Së dyti, të dy trajtimet mund të kenë ndikime të kundërta duke penguar punën e secilit.

Së treti, trajtimet natyrale mund të kufizojnë përthithjen e ilaçeve farmaceutike në organizëm.

Efektet Anësore Të Kombinimit të Ilaçeve Me Kurat Bimore
Kombinimi i ilaçeve me kura bimore mund të prodhojë një sërë efektesh anësore.

Kombinimet më të rrezikshme janë ato ku përfshihen produkte natyrale si:

Xhenxhefili,

Hudhra,

Xhinsengu.

Kur kurat natyrale me përmbajtje xhenxhefili, hudhre apo xhinsengu përzihen me medikamentet për hollimin e gjakut mund të shkaktojnë probleme.

Këtu përfshihet gjakderdhja në nivele të rrezikshme dhe nxirje të lëkurës.

Jamballi mund të ulë efikasitetin e medikamenteve për rrahjet e zemrës dhe të rrisë efektin diuretik të medikamenteve.

Një gjë e tillë shkakton nivele të rrezikshme të kaliumit dhe sodiumit.

Mjekësia bimore mund të konsiderohet efikase nëse përdoret siç duhet.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që përbërësit e tyre mund të ndërveprojnë negativisht me medikamente të caktuara duke rrezikuar kështu jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit