8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurani dhe shkenca. Si e mbulon dita natën?

Më të lexuarat

Libri i shenjte i Allahut flet qarte per menyren ne te cilen kembehen me njera-tjetren dita dhe nata. Allahu i Madheruar thote:
“Ai e mbulon diten me naten, qe me shpejtesi e kerkon ate”. [Kuran, 7 – 54],
Ajeti eshte i qarte: me shpejtesi e kerkon, d.m.th., ne menyre te shpejte, pa zvarritje e ngadalesi. Nga rrotullimi i Tokes nderrojne vendet erresira dhe drita apo nata dhe dita, dhe alternohen me njera-tjetren me shpejtesi te madhe, e cila natyrisht eshte shpejtesia e Tokes. Ky alternim i shpejte ka perkuljen dhe lakimin e Tokes sferike. Allahu i Madheruar thote:
“Ai naten ia mbeshtjell dites, dhe diten ia mbeshtjell nates”. [Kuran, 35-9].

Fjala Tekuijr, e perdorur ne ajet do te thote: mbeshtjellja e dickaje mbi nje tjeter ne forme te rrumbullaket. Keshtu, perhapja e drites se dites ne vend te nates, kryhet ne forme te rrumbullaket, dhe po keshtu perhapja e erresires mbi diten. Shkenca e astronomise ka vertetuar se, boshti i Tokes, ne rrotullimin e Tokes rreth vetes dhe rreth Diellit, anon mesatarisht vetem 40 kembe nga baza e gjatesise se ketij boshti, gjatesia e te cilit arrin 40 milion kembe. Dhe eshte pikerisht ky anim shkaku i dites se gjate dhe i nates se shkurter ne hemisferen veriore (e kunderta ndodh gjate dimrit).
Shkencetaret thone: Nese nuk do te ishte ky anim i boshtit, do te mungonin kater stinet ne siperfaqen e rruzullit tokesor. Allahu i Madheruar thote:

“Allahu ben rrotullimin e nates dhe te dites, dhe per te gjitha keto ka fakte, per ata qe kane sy te shendoshe”. [Kuran, 22 – 44],

“A nuk e di se Allahu e fut naten ne dite dhe diten ne nate…”. [Kuran, 31 – 29].

Dhe sikur te mos ishte rrotullimi i Tokes, jeta nuk do te kishte formen qe ka tani, por do te jetonim ne nate te perhershme apo ne dite te perhershme, te cilat, qe te dyja, jane shkaterrimtare dhe vdekjeprurese per jeten mbi siperfaqen e ketij planeti.

Mbase na vjen ndermend se, mes vrojtimeve qe astronomi rus, Juri Gagarin, beri publike pas rrotullimit te tij ne hapesire, rreth Tokes, ishte nje alternim i shpejte i drites dhe erresires mbi siperfaqen e saj, per shkak te rrotullimit te Tokes rreth boshtit.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “THESARE NE KURAN”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit