1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kura popullore për dhëmbë të shëndetshëm dhe frymëmarrje të këndshme

Më të lexuarat

Pasta e dhëmbëve, fijet pastruese dhe furça e dhëmbëve nuk janë instrumentet e vetëm për të patur dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Dhe ushqimet kanë një rol të rëndësishëm për të luftuar kariesin, për të patur një frymëmarrje sa më të këndshme dhe për të larguar gurëzat. Dieta është e nevojshme për të eliminuar grumbullimin e gurëzave dhe pllakëzave mbi dhëmbë. Disa ushqime në veçanti, ato të pasura me fibra, vitamina dhe kripëra minerale, mund të kontribuojnë në higjienën e gojës duke ndaluar formimin e kariesit, duke e bërë smaltin më të bardhë dhe duke lehtësuar frymëmarrjen.

Një gojë e freskët dhe e shëndetshme
Mjaft më me erën e rëndë, njollat e errëta në dhëmbë, gurëzat bezdisëse. Ushqimet që vendos në tavolinë çdo ditë mund të të dhurojnë një buzëqeshje të shkëlqyer. Ja çfarë duhet të zgjedhësh. Në qoftë se dëshiron të kesh dhëmbë shumë të bardhë. Vendos në tavolinë ushqime që favorizojnë vetdetersionin, lëri rrugë të lirë sherebelës. Përdor gjethet e freskëta që funksionojnë si një furçë natyrale. Sipërfaqja e tyre e ashpër funksionon njëlloj si një makinë fshirëse. Për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të pastruar në thellësi, është e nevojshme që ta lëvizim gjethen me gishtin tregues mbi dhëmbë dhe mishra. Të përkryera janë dhe sallatat, mollët, portokallet, finokët që janë të pasur me fibra dhe përbëjnë një element zbardhues mbi dhëmbët tuaj. Pi të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje në gojë si të ishe duke bërë një shpëlarje: kështu pastron dhëmbët dhe rimineralizon smaltin. Në të vërtetë në ujë ka gjurmë fluori, një substancë që bllokon aktivitetin e baktereve që favorizojnë kariesin, për këtë arsye herë pas here ha ndonjë kivi apo sallatë me domate që janë njëlloj të pasura me këto minerale.
Mos i përjashto nga dieta qumështin, djathërat e freskët dhe thjerrëzat; përmbajnë fosfor, një komponent i rëndësishëm i smaltit që ndikon në rimineralizimin e dhëmbëve. Në qoftë se je i pangopur me pije të gazuara apo me bazë cola, ngushëllohu duke menduar që përmbajnë acid ortofosforik që funksionon si zbardhues. Herë pas here pi një limonadë limoni: është e pasur me acid citrik i dobishëm për një efekt të lehtë gërryes. Përtyp çimçakiza pa sheqer apo fletë sallate: ndihmojnë në stimulimin e komponentëve të pështymës që përmbajnë substanca dizinfektuese dhe me efekt gërryrës të lehtë, të afta për të hequr njollat e dhëmbëve.

Kundër kariesit
Arrat dhe drithërat ekuilibrojnë pehashin e pështymës duke forcuar kalciumin e dhëmbëve. Përdor mjaltin në vend të sheqerit; përmban vitamina dhe kripëra minerale të çmuara për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve. Thuaji po perimeve: kanë një rol të rëndësishëm veçanërisht në se konsumohen të njoma për veprimin e tyre detergjent mbi sipërfaqen e dhëmbëve. E njëjta gjë vlen dhe për frutat e freskëta. Qumështi dhe kosi janë një burim kalciumi, fosfori dhe kripërash të tjera minerale që janë përbërës të dhëmbëve. Mund t’i konsumosh shpesh duke i përdorur të skremuar, më pak të pasur me yndyrna dhe kalori. Drithërat dhe zarzavatet bishtajore janë të pasura me zink, ndërsa toni, merluci dhe salmoni përmbajnë selen, dy elemente që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Përdor në gatimet e tua vajin e ullirit. Është i pasur me vitaminë E që ka një rol mbrojtës për mukozën e gojës dhe pengon zhvillimin e baktereve përgjegjës për shkaktimin e kariesit.

Frymëmarrje të këndshme
Pi shumë lëngje gjatë ditës. Shpërqendrimi në të vërtetë shkakton alitozë, goja thahet dhe pështyma bëhet acide. Përdor në gatim trumzën, është nga barërat aromatikë më të pasur me vitaminë C, substancë që ndihmon në shkatërrimin e baktereve përgjegjës për erën e rëndë. Dhe mentja është e përkryer: riaktivizon funksionimin e aparatit gastrik dhe të mëlçisë. Gjethet e saj përmbajnë mentol, një acid i spikatur për veprimin e tij kundër tharjes së gojës. Për recetat e tua përdor majdanoz me shumicë, është i pasur me potas, vitaminë C, A dhe E që ndikojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj, përmban substanca me aromë të mirë. Përtyp jamball. Glicirizina që ai përmban pengon formimin e pllakave dhe reagon kundër streptokokut, bakterit që krijon karies. Vendos në tavolinë lakrat, por dhe rrepat që janë të pasura me vitaminë K që eviton tretjen jonormale shpesh e përgjegjshme për erën e pakëndshme të gojës.

Forco mishrat e dhëmbëve
Pi sa më shumë lëng limoni dhe portokalli, përmbajnë vitaminë C që riaktivizon qarkullimin, kështu oksigjenon mbetjet e mukozave orale duke siguruar një funksionim më të mirë të mishrave të dhëmbëve. Dhe jo vetëm kaq, vitamina C aktivizon vitaminat e mukozës duke krijuar një gjendje mbrojtëse që riparon agresionin e baktereve. Ha të paktën dy apo tre herë në javë mish ose peshk, përmbajnë një sasi të konsiderueshme proteinash në gjendje të largojnë mbeturinat ushqimore. Mos harro të përfshish në dietën tënde karotat, mollët dhe dardhat: janë ushqime të pasura me fibra dhe ujë. Veçantia e tyre? Stimulojnë aktivitetin e detersimit, i padiskutueshëm për të mbajtur gjithmonë të freskët dhe të pastër mishrat e dhëmbëve. Ha herë pas herë një banane, përmban cilitol, një lloj sheqeri që ndalon formimin e pllakëzave bakteriale. Rezultati: në ndryshim me sakarozën nuk dëmton shëndetin e mishrave të dhëmbëve. Në mëngjes duhet të hash kos të bërë nga qumështi i lopës ose i dhisë. Laktobacilet që përmban mbajnë nën kontroll bakteret e gojës.

12 rregulla për buzëqeshje perfekte

1. Evito ushqime si hudhrat dhe qepët që mbajnë erë të rëndë

2. Konsumo me rregull djathërat me yndyrë. Një tejkalim mund të provokojë vështirësi në tretje dhe për pasojë një erë të rëndë.

3. Përpiqu ta mbash gojën e njomë. Pështyma eliminon bakteret. Pra pi shumë ujë dhe elimino pijet alkoolike.

4. Përtyp herë pas here gjethe sherebeli, sallate apo lëkurën e një portokalli: do ta kesh frymëmarrjen më të freskët.

5. Pas ëmbëlsirave pi një lëng të përgatitur nga gjethet e mentes dhe të ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ka një efekt rifreskues. (Ziej dhjetë gjethe menteje në një enë me ujë për 5 minuta). Mund të përdorësh dhe një mollë të grirë, të përzier me lëng limoni dhe të ëmbëlsuar me një lugë sheqer.

6. Në qoftë se i ke dhëmbët e dobët, në mëngjes pi një gotë me qumësht për të forcuar kalciumin.

7. Pi një gotë me lëng të freskët sallate 2-3 herë në ditë: pastron frymëmarrjen, parandalon gripin dhe forcon imunitetin.

8. Pastro dhëmbët me pak ujë të oksigjenuar të përzier me pak ujë. Ky mikrolavazh ka një funksion efikas antibakterial.

9. Pasi i keni pastruar dhëmbët, shpëlajeni gojën me një përzierje borziloku dhe dëllinje. (Përziej në një gjysmë litri me ujë të ngrohtë 30 g borzilok dhe 30 g dëllinjë. Përzierjen ruaje në një vend të freskët).

10. Në qoftë se je jashtë shtëpisë dhe nuk ke mundësi t i lash dhëmbët, pas të ngrënit shpëlaje gojën dhe përtyp ndonjë karotë.

11. Për të ndihmuar tretjen çdo ditë pi qumësht dhe kos të athtësuar.

12. Në qoftë se do të freskosh frymëmarrjen, pas çdo ngrënie përtyp finok ose disa gjethe majdanozi të freskët pasi t’i keni larë dhe tharë./T.O/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit