9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kur të prejmë kurban për sa persona duhet ta bëjmë nijet?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kur ta prejmë kurbanin për sa persona duhet ta bëjmë nijet, si ta bëjmë nijet dhe çfarë duash të themi?

***

Përgjigjja:

Kurbani mund të jetë kafshë e madhe apo e imtë. Kafshët e mëdha janë: lopët, bullicat apo devetë, ndërsa shtazë të imta janë delet dhe dhitë. Te shtazët e mëdha hyjnë deri në 7 persona, ndërsa te ato të imta vetëm një person, por kur e therr/pret një dele, e bën nijet edhe për familjen dhe thua (me zemër, pa e shqiptuar me gojë): “O Zot, ky kurban është për mua dhe familjen time.” Në mënyrë indirekte ke përfshirë gjithë familjen madje edhe nëse ke fëmijë të vogël që ende ushqehet me gjirinë e nënës. Por edhe nëse je ortak me dikë tjetër që e preni kurban një kafshë të madhe, shembull janë 7 persona që e prejnë një lopë dhe ti je njëri prej tyre prapë njësoj e bën nijet, dmth., për veten dhe familjen.

Kështu e kanë bërë nijet sahabët po ashtu edhe vetë Pejgamberi ﷺ, ashtu siç është transmetuar në hadith të vërtetë.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit