-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Kur të plakem”

Më të lexuarat

Ekzistonte një grua plak e cila pas vdekjes së burrit, vazhdoj të jetojë me djalin, nusen dhe mbesën.

Nga dita në ditë, plakës i dobësoheshin të pamurit dhe dëgjimi. Nganjëherë duart i dridheshin aq shumë saqë ushqim i derdhej nga luga. Djali dhe nusja nuk mund të bënin asgjë rreth kësaj çështje, por gjithë kohën ishin nervoz për rrëmujën që bënte.

Një ditë nga ditët menduan që tejkaloi të gjithë kufijtë, ndaj vendosën të vendosin një tavolinë të vogël në skaj të dhomës dhe i jepnin të hajë atje.

Gjatë ngrënies, ajo i shikonte nga skaji me sy të përlotura, sepse ata rrallë i thonin diçka, përveç se kur e qortonin në rast se i binte ushqimi, luga apo piruni.

Një natë mu para darkës, vajza e tyre e vogël u ul në dysheme dhe luante me lodrat e saja si blloqe.

“Çfarë bën?” – e pyeti babai me seriozitet.

“Bëj një tavolinë për ty dhe nënën” – u përgjigj ajo, “Që të mund të hani në skaj të dhomës kur të rritem unë.”

Babai dhe nëna mbetën të mpirë dhe kjo dukej sikur zgjatë përjetësi, mandej filluan të qajnë.

Në atë çast e vetëdijesuan për veprën e tyre dhe pikëllimin e shkaktuar.

Atë mbrëmje e kthyen plakën në tavolinën normale ku darkonin dhe nga atëherë hanin së bashku. Ndërsa në qoftë se i binte diçka nga dora, nuk e bënte askush të madhe kinse nuk ka ndodhur asgjë.

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i
kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”
[El-Isrâ, 23-24]

Burimi: Novi Horizonti

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit