-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kur ta lexoni këtë artikull, nuk do t’i hidhni më hudhrat që po u dalin filiza

Më të lexuarat

Hudhra nuk mund të zëvendësohet me asgjë, kur vjen fjala për të jetuar shëndetshëm dhe për të marrë gatime të mira. Por ndoshta mendoni se ato duhen hedhur, kur shikoni se po u dalin filiza. Sot ne do t’ju japim arsyet dhe faktet pse ju nuk duhet absolutisht ta hidhni një hudhër të tillë.

Përfitimet shëndetësore:

Ndihmon në parandalimin e kancerit
E pasur me minerale dhe vlera ushqyese, kjo bimë ndihmon që nga helmimi me ushqimet e deri te të ftohurit. Ajo gjithashtu pengon prodhimin e radikaleve të lira të cilat janë ndër arsyet kryesore që shkaktojnë kancer.

Ndihmon me helmimet ushqimore
Superushqimi ‘hudhër’ është i përkryer për parandalimin e sëmundjeve fungale dhe virale për shkak të sasive të mëdha me antioksidantë. Duke eliminuar simptoma të tilla si dhimbjet e barkut dhe diarrenë, hudhra ndihmon edhe me problemet e helmimit nga ushqimi.

Mbron zemrën
Me përbërësit e saj jo vetëm që bllokojnë aktivitetin e qelizave kanzerogjene, por edhe ndihmojnë me problemet e zemrës dhe eliminimin e pllakave në enët e gjakut. Me kalimin e kohës, ato mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe atak kardiak.
Hudhra është e mbushur me ‘anjoene’, e cila pengon mpiksjen e gjakut dhe zgjeron arteriet. Për më tepër, fitokimikët që gjenden te hudhra bllokojnë aktivitetin e mpikjes së gjakut.

Forcon sistemin imunitar
Hudhra që ka filiza mund të sigurojë antioksidantët e nevojshëm për të rritur sistemin tuaj imunitar. Kjo do të sigurojë mbrojtje nga ftohjet dhe infeksionet.

Parandalon plakjen e parakohshme
Antioksidantët janë të rëndësishëm për parandalimin e plakjes së parakohshme dhe rrudhave.

Filizat e hudhrës
Është shumë e thjeshtë që të keni hudhër me filiza. Merrni një kokërr hudhër dhe me ky kruajtëse dhëmbësh, hapni dy vrima në të dyja anët e saj. Mos e qëroni hudhrën. Pastaj, mbushni një filxhan të vogël dhe të ngushtë me ujë, dhe vendosni kokrrën e hudhrës mbështetur me kruajtëset në buzët e filxhanit.
Pjesa e ngushtë duhet të zhytet pjesërisht në ujë. Vendosni filxhanin në dritare dhe lëreni të qëndrojë për 5 ditë. Pas kësaj periudhe, hudhrës do t’i dalin filizat dhe ju mund ta konsumoni atë./Shije.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit