isvaku preferohet të përdoret në çdo kohë, mirëpo ka disa kohë për të cilat kanë ardhur hadithe që tregojnë se është e preferuar të përdoret misvaku. Disa prej tyre janë:
1. Para marrjes abdest: Transmeton Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Sikur mos të isha frikësuar se po e rëndoj umetin tim, do t’i kisha urdhëruar ta përdorin misvakun para çdo abdesti.”(Ahmedi 1/171 dhe Sahih El Xhami 5316)
2. Para çdo namazi farz: Transmeton Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Sikur mos të isha frikësuar se po e rëndoj umetin tim, do t’i kisha urdhëruar ta përdorin misvakun para çdo namazi.”(Muttefekun alejhi)
3. Para se të lexojmë Kuran: Transmeton Aliu, i cili thotë: “Na ka urdhëruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ta përdorim misvakun dhe ka thënë: “Me të vërtetë, kur robi ngrihet për të falur namaz, i afrohet atij meleku dhe rri pas tij duke e dëgjuar recitimin e Kuranit dhe afrohet afër tij dhe kështu vazhdon duke dëgjuar Kuran dhe duke iu afruar derisa ta vendosë gojën e tij në gojën e lexuesit. Dhe kështu çdo ajet që lexon do të hyjë në gojën e melekut.” (Bejhekiu, hadithi është sahih li gajrihi)
4. Pasi të hyjmë në shtëpi: Transmeton Mikdam ibn Shurejhu nga babai i tij se ka thënë: “E kam pyetur Aishen se çfarë bënte Pejgamberi salallahu alejhi ue selem më së pari kur hynte në shtëpi. Ajo tha: “Fillonte të përdorte misvakun.” (Muslimi 1/220)
5. Kur të zgjohemi për të falur namaz nate: Transmeton Hudhejfja se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kur ngrihej për të falur namaz nate, i lante dhëmbët me mivfak.” (Muttefekun alejh)
Eroll Nesimi
2.5.2008