4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kur për herë të fundit ju kanë lagur sytë tuaj?

Më të lexuarat

Sa herë ju kanë lotuar sytë tuaj, sa herë i keni larë me lot!!

Lot hidhërimi e keqardhje, lotët e frikës dhe besnikërisë, e lotët e dashurisë dhe urrejtjes!!

A ke qarë për mëkatet tuaja!!

A ke qarë për përgojimin!!

Për bartjen e fjalëve!!

Për tradhtinë e syve tuaj!!

Për lënien e namazit!!

Për zbulimin e trupit tuaj!!

Për shikimin e filmave çoroditës!!

Për dëgjimin e këngëve dhe muzikës!!

Për gjumin i cili të ka larguar nga falja, namazi!!

Për të burgosurit dhe të burgosurat e muslimanëve!!

Për të vdekurit muslimanë!!

A i ke lagur sytë para ditës së keqardhjes dhe pendimit!!

A i ke lagur sytë para se të flasin sytë!!

A i ke lagur sytë përpara se të del shpirti!!

Sa kohë ka kaluar që s’kanë lotuar sytë tuaj!!

Kur për herë të fundit i ke lagur sytë nga faji dhe mëkati!!

Zëri i jetimëve dhe të vejave a nuk ju bën të qani!!

Kush u përgjigjet apelit të grave të përdhunuara muslimane!!

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{ أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ الْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِنْهُمْ فَاسِقُونَ}

“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. (El-Hadid: 16).

I Dërguari i All-llahut, bekimi dhe paqja qoftë mbi te, ka thënë:

((سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمُ اللَّهُ في ظِلِّهِ يَوْمَ لا ظِلَّ إلا ظلُّهُ : إِمامٌ عادِلٌ ، وشابٌّ نَشَأَ في عِبَادَةِ اللَّه تَعالى ، وَرَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّق بالمَسَاجِدِ ، وَرَجُلانِ تَحَابَّا في اللَّه ، اجتَمَعا عَلَيهِ وتَفَرَّقَا عَلَيهِ ، وَرَجَلٌ دَعَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمالٍ ، فَقَالَ : إِنّي أَخافُ اللَّه ، ورَجُلٌ تَصَدَّقَ بِصَدَقَةَ فأَخْفاها حتَّى لاَ تَعْلَمَ شِمالهُ ما تُنْفِقُ يَمِينهُ ، ورَجُلٌ ذَكَرَ اللَّه خالِياً فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ )).

“Shtatë lloj njerëzish do të hynë nën hijen e Allahut, atë ditë në të cilën është vetëm hija e Tij:

1- Imami, prijësi i drejtë;

2- djali i ri, i cili është rritur në adhurimin e Zotit;

3- një njeri i cili është i lidhur ngushtë me xhaminë;

4- dy njerëz që duhen për Allahun, për hir të Tij ata u takuan dhe u shpërndanë;

5- një burrë të cilin e ftoi një grua e bukura dhe me pushtet , e ai tha: “Unë kam frikë Perëndinë;

6- njeriu i cili jep lëmoshë dhe e fsheh atë saqë dora e majtë nuk e di se çka ka dhënë dora e djathtë;

7- dhe një njeri i cili kur e përmend Perëndinë i vetmuar i rrjedhin sytë lot”. [Buhariu dhe Muslimi].

I dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ((عينان لا تمسهما النار ، عين بكت من خشية الله ، وعين باتت تحرس في سبيل الله)).

“Dy sy nuk i prek zjarri i xhehenemit:

– Syri që qau nga frika e Perëndisë dhe

– Syri që tërë natën mbetet zgjuar duke ruajtura në rrugën e Zotit”. (Sahih, Tirmidhiu).

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((ليس شيء أحب إلى الله من قطرتين وأثرين : قطرة من دموع خشية الله ، وقطرة دم تهراق في سبيل الله ، وأما الأثران : فأثر في سبيل الله ، وأثر في فريضة من فرائض الله))

“Dy pika dhe dy gjurmë më së shumti i do Allahu, subhanehu ve teala. Një pikë loti nga frika e Perëndisë, dhe një pikë gjaku në rrugën e Perëndisë, kurse dy gjurmët janë: një gjurmë që le njeriu në rrugën e Zotit dhe gjurma që le njeriu duke kryer një detyrë prej detyrave ndaj Zotit”. (Tirmidhiu, hasen).

Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhuma, thotë

” لأن أدمع من خشية الله أحب إلي من أن أتصدق بألف دينار ! “

“Më shumë më pëlqen të qaj për shkak të frikës nga Allahu se sa të jap lëmoshë një mijë dinarë!”

Të këtillë kanë qenë ata burra, po kush jemi ne!!

Ah, ah, ah, prej zemrave të egra!

Dëgjoni, ju që keni mëkatet tuaja!

Ukbe ibën Amir, tha: I Dërguari i Allahut, ku është shpëtimi? Iu përgjigj duke i thënë:

أمسك عليك لسانك وليسعك بيتك وابكي على خطيئتك

“Mbylle gojën, rri në shtëpinë tënde dhe qaje mëkatin tënd”. (sahih, Tirmidhiu).

Qaj, para se të dëshmojnë kundër teje gjymtyrët dhe organet.

Qaj para se të ndalesh në qëndrimin e madh e pastaj Mbreti i Madh dhe i Gjithëdijshëm të pyes:

A e kujton këtë mëkat, a e kujton atë mëkat, e ti s’ke mundësi të ikësh nga dhënia e përgjigjeve.

Qaj para se të pyes Allahu yt: a nuk e dije se Unë të shihja kur t’i bëje mëkat ndaj Meje?!

A nuk të erdhi turp prej Meje, kur fshiheshe nga sytë e njerëzve dhe më haroshe Mua?!

Qaj, se ashtu sikur kur robi qan para pronarit të vet të mëshirshëm, ashtu sikur kur qanë fëmija e mëshiron nëna, aq më tepër na mëshiron Allahu, i cili është më i mëshirshëm ndaj nesh se sa nëna jonë!

Qaj duke qenë në sexhde, qaj duke u falur, qaj kur je i vetmuar, qaj sepse lotët më të ëmbla janë lotët e pendimit.

Qaj pas namazit të sabahut kur njerëzit tjerë flenë, atëherë kur je i vetmuar në xhami, llogarit vetveten, kujtoi mëkatet, sepse së fundi të gjithë ne jemi mëkatar, kurse mëkatari më i mirë është ai që pendohet.

اللهم إنا نعوذ بك من قلب لايخشع ومن عين لاتدمع وأذن لاتسمع ونفس لاتشبع ، اللهم ارحمنا فأنت خير الراحمين

Allahu ynë! Na mbroj nga zemra që s’të ka frikë, syri që s’loton, veshi që s’dëgjon dhe shpirti që nuk ngopet. Allahu ynë! Na mëshiro sepse Ti je më i Mëshirshmi!

Për fund themi:

Nëse ju nuk qani për mëkatet tuaja, kush do të qaj për ju?!

E lus Allahun e Madh që të më dhurojë mua edhe juve përjetësinë në Kopshti i Xhenetit Aden!

Bekir Halimi,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit