1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kur nuk është e shkruar me vdek: Rasti i Alpinistëve grek

Më të lexuarat

Një ekip prej tetë alpinistësh grekë, të cilët kishin udhëtuar në Kathmandu për t’u ngjitur në malin Everest i kanë shpëtuar tërmetit falë një mashtrimi të bërë nga personi që do t’i shoqëronte ata për në mal.
 
Pasi u ka marrë nga 11 500 euro për person që t’i shoqëronte drejt majës së malit, transmeton KJ shkrimin, udhërrëfyesi nga Nepali nuk ka shkuar të nesërmen në vendin e takimit, duke i lënë të zhgënjyer alpinistët grekë, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin tek autoritetet vendase.
 
Të nesërmen ata kanë vendosur që të kthehen në Greqi, vetëm një ditë përpara tërmetit 7.6 të shkalles Rihter, pa arritur të realizojnë ëndrrën e tyre për t’iu ngjitur Everestit.
 
Por ky mashtrim u ka shpëtuar jetën atyre, sepse qëndrimi në Nepal e aq më tepër ngjitja në Everest do të kishte rezultuar fatal për ata.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit