-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Kur njeriu udhëton për në kurbet dhe gjatë rrugës ndërron jetë, a është ai shehid?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!

Kur njeriu udhëton për në kurbet dhe gjatë rrugës ndërron jetë a është ai shehid?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Shoku i Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, Ubade ibën Samit tregon se me një rast i Dërguari ka pyetur shokët e tij: ”Kë llogaritni shehid në mesin tuaj?” Ata i`u përgjigjën: “Ai i cili lufton dhe vritet në rrugën e Allahut të Lartësuar”. Pastaj i Dërguari salallahu alejhi ve selem tha:”Atëherë shehidët e umetit tim do të jenë të paktë! Ai i cili vritet në rrugën e Allahut është shehid, ai cili vdesë nga murtaja është shehid, ai i cli vdes nga sëmundjet e barkut është shehid dhe gruaja e cila vdes gjatë shtatëzanisë ose gjatë lindjes është shehide.” (Shënon Ahmedi, ibën Maxheh dhe hadithi është i saktë)

Gjithashtu shënon Buhariu një hadith tjetër në të cilin i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qoftë mbi të, thotë: “Shehidët janë pesë; ai i cili vdes nga murtaja, dhimbjet e barkut, i mbyturi në ujë, ai cili vdes nga përplasja (goditja) dhe ai i cili vdes në rrugë të Allahut.”

Këto dy hadithe dhe hadithe të tjera vërtetojnë se shehidët e umetit të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, janë disa lloje, varësisht prej mënyrës se si vdesin. Kurse nga hadithet e njohura të cilat flasin për llojet e shehidave nuk kemi hasur që të përmendet edhe ai i cili vdes në rrugë jo nga një shkak i cili përmendet në hadithet e lartpërmendura.

Në anën tjetër, nëse vdekja ka ndodhur nga aksident trafiku, atëherë dijetarët tanë të nderuar kanë theksuar se kjo mund të jetë nga ata që vdesin nga përplasja, të cilën e ka përmendur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem në hadith. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit