3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kur kriza të sëmur

Më të lexuarat

Kriza financiare nuk ndihet vetëm në portofolet e shumë evropianëve. Edhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht atyre në Evropën Jugore, vuan. Një studim britanik jep alarmin – kriza madje vret njerëzit.
Malarja, ethet tropikale, tuberkulozi janë sëmundje për të cilat mendohet se janë zhdukur prej kohësh në Evropë. Por, një studim i ekpertëve britanikë të shëndetësisë tregon se që prej fillimi të krizës është rritur numri i këtyre sëmundjeve si atyre të tjetrave, sepse buxhetet e sistemeve të shëndetësisë janë shkurtuar. Madje numri i vdekjeve është rritur për shkak të kursimeve në sistemin e shëndetësisë.

Rritje sëmundjesh nga kursimet në buxhet
Martin McKee, një nga autorët e studimit që është publikuar tani në revistën mjekësore “The Lancet” thotë në intervistë me DW: “Për ne është e qartë, se duhet të investojmë më shumë në sistemin e shëndetësisë. Njerëzit në Greqi vuajnë, ata nuk mund të marrin medikamentete që u nevojiten.” Të prekur më shumë janë edhe njerëzit me psiqikë labile, thotë McKee. Kështu për shembull numri i vetëvrasjeve në Greqi është rritur që prej fillimit të krizës. Dhe nuk është vetëm Greqia e prekur. Edhe në Spanjë janë shtuar rastet e depresioneve.

Kur kriza të sëmur
“Që prej mjekut të famshëm gjerman Rudolf Virchow 200 vjet më parëm, neve mjekëve na mësohet se nuk është sëmundja që duhet trajtuar, por shkaqet e saj,” thotë McKee. Dhe shkaqet kanë të bëjnë më krizën financiare. “Ne duhet të ngremë zërin dhe t`i bashkohemi ekspertëve ekonomikë që thonë: Zgjidheni krizën ekonomike!,” thotë McKee.

Sëmundje të ndryshme duke avancuar
Willem de Jonge punon për organizatën “Mjekët pa kufi” në Greqi. Ai nuk çuditet me rezultatet e studimit. Në një intervistë për Deutsche Wellen ai tregon për jetën e tij të përditshme:”Kapaciteti i institicioneve, kryesisht i spitaleve është reduktuar shumë,” thotë ai. “Ne kemi pak mjekë, pak kirurgë, pak nga të gjitha që do të gjenit në një sistem funksionues shëndetësor.” Në sistemin grek të shëndetësisë janë bërë që nga fillimi i krizës 40 përqind shkurtime. Me pasoja fatale, thotë Jonge: “Në Athinë është rritur numri i të infektuarve nga HIV me 1500 përqind, nëse krahasojmë 2010 me 2011-tën. Kjo ka të bëjë me atë se ministria e shëndetësisë kursen dhe nuk shpërndan gjilpëra të pastra tek njerëzit e varur nga droga”.
Edhe sëmundje për të cilat mendohej se kanë vite që janë zhdukur, janë duke avancuar, për shembull malarja. Në vitin 2011 Greqia pati qendrën e parë lokale të infektimit me malarje, që prej vitit 1950. Edhe për këtë Jonge bën përgjegjëse politikën. “Arsyeja ishte se qeveria ndërpreu në vitin 2011 krejtësisht masat preventive, si përshembull spërkatjen e fushave me insekticide. Kështu u rrit shumë numri i mickonjave.”

Bankat shpëtohen, spitalet jo
Martin McKee mendon se përgjegjëse nuk janë vetëm qeveritë lokale, por edhe institucionet evropiane: “Edhe detyrat e trojkës për Greqinë, parashikojnë shkurtime në sistemin e shëndetësisë.” Krejtësisht i pakuptueshëm është për McKee edhe roli i Bankës Qendrore Evropiane. “Ne bëjmë krahasime: Banka Qendrore Evropiane është e gatshme të ndihmojë bankat, por jo njerëzit normalë”. Nga ana e institucioneve evropiane ka patur kritika ndaj studimit. Sepse, në raste të veçanta nuk ka dëshmi që tregojnë se sëmundja e një pacienti është e lidhur me krizën. Por në përgjigjësi, është e qartë si lidhen shkaqet dhe pasojat, mendon McKee./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit