1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kur KMSH-ja ta ben “farz” bidatin e vet

Më të lexuarat

Namaz-mitingu i Nates se Kadrit u shit nga ideatoret e tij si nje perpjekje per te bashkuar besimtaret, ndersa ata qe nuk iu pergjigjen kesaj thirrjeje, e sidomos ata qe e kundershtuan dhe reaguan kunder saj, u konsideruan percares. U tha se nuk ka asgje qe namazet te falen ne nje vend se bashku, sepse namazi ka dhe qellim socializues, ne afrimin e besimtareve dhe bashkimin e tyre. U tha gjithashtu se pati njerez qe erdhen te falen per here te pare dhe kjo ka vlejtur per ti afruar ata. Po perpiqemi ti sqarojme duke e pasur te qarte se disa njerez nuk kane per t’u sqaruar kurre.
 
Pike se pari, duhet sqaruar se te refuzosh nje veprim jo te mire per besimtaret nuk eshte percarje, por detyre per cdo musliman. Perkundrazi, percarjen e bejne ata qe sjellin shfaqje te tilla qe nuk mund te pajtohen me ndergjegjen dhe intelektin e shume besimtareve. Besimtaret ishin ne rregull deri para futjes se kesaj risie. Ata u ndane pas vendimit qe mori KMSH-ja dhe akuza per percarje duhet t’iu faturohet pikerisht atyre qe e moren kete vendim, jo atyre qe e denoncojne. Akuza duhet t’iu faturohet atyre qe keqperdorin ritualet e fese dhe mbi te gjitha qe sillen ne menyre arbitrare e imponuese, duke iu dhene urdher imameve te mbyllin xhamite.
 
Se dyti, duke pohuar se feja ka edhe natyre sociale se ciles i sherben falja me xhemat, ngaterrohet natyra sociale e fese me natyren demonstrative te aktit te faljes perpara kamerave ne shesh. Namazi i KMSh-se nuk ishte namaz me xhemat, por ishte namaz me audience. Eshte tjeter gje nje namaz ne xhemat dhe tjeter nje namaz ne publik. Njerezit nuk u nxorren ne shesh per te prodhuar efekte socializuese e unifikuese (mjafton vetem debati dhe indinjata qe kane shkaktuar me kete veprim per te hedhur poshte idene se kane pasur kete qellim), por u nxorren per te ofruar shfaqje para kamerave. Kjo eshte njesoj si te mendosh se mitingjet e partive behen per te afruar dhe bashkuar militantet me njeri-tjetrin.
 
Pra, pervec natyres intime namazi ka edhe natyre kolektive dhe sociale, por jo publike dhe mediatike. Mbi te gjitha menyra sesi realizohet elementi socializues duhet te behet duke ndjekur percaktimet qe feja jep, pasi tjeter natyre socializimi ofron xhemati ne shtepi, tjeter xhemati ne xhami dhe tjeter xhemati ne shesh ku mblidhen te gjithe besimtaret e nje vendi. Kjo e fundit behet vetem nepermjet Bajramit sipas tradites profetike dhe jo nepermjet teravive. Sunneti i Profetit a.s. percakton jo vetem se cilat falje mund te kryhet me xhemat, por edhe llojin e xhematit qe kerkohet. Profeti a.s nuk ka percaktuar gje se teravite duhet ti mbledhin te gjithe besimtaret ne nje shesh, dhe krijimi i ketij precedenti e ben qe te devijoje nga qellimi qe ka pasur feja per faljen e teravive me xhemat. Pra kerkohet dicka me shume se ajo qe kerkon feja dhe kjo eshte dalje nga sunneti. Nga ana tjeter jo vetem qe kerkohet me shume, por kjo imponohet me dhune, duke na privuar te gjitheve nga xhamite dhe menyra tradicionale e faljes se teravive. Pra KMSh ta ben farz bidatin e vet.
 
Nga ana tjeter Bajrami falet ne shesh, sepse ka natyre festive (gje qe Nata e Kadrit nuk e ka) dhe eshte nje mjet per te kultivuar solidaritetin e individit me teresine sociale ku ai ben pjese. Pra, natyra e xhematit te faljes se bajramit nuk permbush nevojen per socializim midis individeve, por nevojen per ndjenjen e perkatesise ne raportin midis individit dhe shoqerise.
 
Duhet te bejme dallimin midis xhematit te xhamise me turmen. Ndryshe nga xhemati i xhamise qe eshte me famlijar dhe me intim, ku njerezit kane mundesi te afrohen me njeri-tjetrin, turma i shkrin dallimet dhe minimizon marredheniet mes individeve apo grupeve te individeve brenda saj. Nese do t’i referohemi autoreve kryesore ne trajtimin e socializimit, turmat jane shprehja me e fuqishme e individualizmit ku njeriu eshte me i vetmuar se kurre. Duke u shkrire me turmen, njeriu humbet socializimin, pasi identifikohet me teresine e paforme te shoqerise, e jo me elementet berberes te komunitare. Turma nuk eshte komunitare, por individualiste. Turma asgjeson strukturen sociale, njetrajteson dhe rrafshon shoqerine duke i lene individet te zbrazet nga marredheniet sociale. Per kete arsye, turmat konsiderohen me teper si mjedis ku ushtrohet pushteti dhe jo si mjedis ku realizohet socializimi.
 
Jo me kot, Hitleri e Musolini u bene mjeshtrat e mitingjeve, te cilet shihen si mjeti nepermjet te cilit individi lidhet me pushtetin ne menyre te hekurt. Mitingjet ofrojne identitet per njerezit qe jane te paafte ta ndertojne vete nje te tille, ndaj dhe ato perdoren prej pushtetit, per te realizuar synimet e partise. E perdorur ne kete menyre nga drejtuesit e KMSh-se nuk eshte gje tjeter vetem se nje mekanizem prodhimi pushtetesh false. Nje mjet populizmi per te afektuar turma qe nuk te perkasin. Natyrisht, ka momente kur njeriu kerkon edhe te atashohet me teresine sociale ku ben pjese dhe per kete arsye eshte Bajrami, i vetmi namaz, qe kerkon te mblidhen te gjithe ne nje vend. Por edhe kjo sic thame, behet vetem dy here ne vit, per te rikonfirmuar perkatesine me teresine sociale dhe kjo behet ne menyre festive, qe kapercen disiplinen spirituale qe kerkohet ngjate ramazanit.
 
Se treti, pohimet mbi dobite e ketij tubimi devijojne krejtesisht problemin. Nuk diskutohet se cdo veprim i gabuar mund te kete edhe te mira, por ato nuk mund ta bejne ate te mire. Fakti se ka pasur njerez qe jane falur per here te pare aty (ndonese ne cdo xhami, ka gjithmone njerez te rinj per Nate Kadri dhe nuk eshte vetem sheshi qe i islamizon njerezit) nuk i jep absolutisht legjitimitet vepres. Qellimi i namazit tone nuk eshte te bejme dave, por te kerkojme falje prej Zotit dhe kjo behet ne ate menyre sic Zoti ka kerkuar prej nesh, ne ate menyre sic Profeti a.s. na ka mesuar. Nga ana tjeter efekti nuk matet ne menyre siperfaqesore empirike. Vertete mund te jene afruar disa individe, por kush mund te na thote sesa te tjere mund te jene larguar nga imazhi i keq i krijuar nepermjet televizorit?
 
Duhet te kuptojme se ne kete shoqeri nuk jane te gjithe njerezit turma dhe se ka shume njerez qe arrijne te perceptojne shijen propagandistike qe te le nje organizim i tille. Shume njerez, kur te shohin ne TV se myslimanet pushtojne sheshet edhe per Nate Kadri, gje qe nuk e kane te nevojshme, do te perforcojne konsideraten se kane te bejne me nje turme barbaresh te etur per tu dukur dhe per te deshmuar ekzistencen me mjete primitive, sic jane mitingjet. Kjo konsiderate do te ushqehet mire pastaj nga “oratoret” qe do te mbajne ligjeratat e rasti, shumica e te cileve kane nje nivel intelektual qe nuk e tejkalon dot as ate te nje gjimnazisti.
 
Shnderrimi i namazit ne shfaqje, show, spektakel, populizem, e shnderron adhurimin ne nje mjet propagandistik te shemtuar, gje qe natyrisht nuk le shije te mire tek shume njerez me pak intelekt me shume. Shqiptaret e kane te fresket shijen e mitingjeve te partive, qe jane shfaqjet me te shemtuara te barabarise sone shoqerore. Kur te shohin te njejten prirje edhe tek njerezit e fese, sigurisht qe kjo nuk do te kaloje pa ua trazuar stomakun. Shto ketu edhe mbylljen e xhamive, njesoj si partite qe mbyllin shkollat e institucionet shteterore per t’i detyruar punonjesit te dalin neper mitingje elektorale, gjithcka eshte e mjaftueshme per nje peshtirosje te paperballueshme per cdo njeri me sadopak sqime qytetare. E gjithe kjo do te perforcoje stereotipet e krijuara vazhdimisht nga perfaqesuesit tane, ku muslimanet karikaturohen si njerez zhurmaxhinj, demagoge, injorante etj. Une po shoh se Komuniteti Musliman po i ndihmon perforcimit te ketyre stereotipeve dhe jo eleminimit apo zbutjes se tyre.
 
Artikulli është marrë nga faqja e Facebook-ut të e-zani.com.

Burimi: observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit