Pyetje:
Kam dëgjuar se femra ka të drejtë vetëm në një rast t’i kërkoj divorcin burrit të saj, kur ajo ka arsye fetare, por në arsyet fetare më duket se u përmend edhe kur burri i saj nuk i kryen nevojat e saj intime. A mund të na e shpjegoni me hollësi këtë të fundit, Allahu ju shpërbleftë.
***
Përgjigje:
Bismilah uesalatu ue selamu ala resulilah ue ba’d:
Po është e drejta e gruas në fe të përmbushen ndjenjat e saj dhe nevojat për kontaktin seksual. Dijetarët për këtë kanë shprehur disa mendime më i largëti katër muaj dhe duke mbaruar me të paktën në çdo katër ditë, ndërkohë që Shejhul Islam, Ibn Tejmijeh, thoshte se mendimi më i drejtë në lidhje me këtë çështje është të thuhet: “Obligohet sa herë që ajo e ka të nevojshme dhe ai ka mundësinë”.
Mos kontaktimi seksual mes bashkëshortëve për rastin në fjalë nga bashkëshorti konsiderohet e metë që i jep të drejtën femrës të kërkojë divorcin.
Allahu e di më së miri!
Ahmed Kalaja