Përcillet nga Enes bin Malik – Allahu qoftë i kënaqur me të – se vjen një beduin tek Profeti – alejhi selam – dhe e pyet:
O i Dërguari i Allahut, kur është Kiameti?
Profeti – alejhi selam – tha: Çfarë ke përgatitur për të?
Tha: Dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Profeti – alejhi selam – tha: Atëherë, ti do të jesh me ata që do.
Buhariu dhe Muslimi