2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kur duhen ngritur duart gjatë duasë?

Më të lexuarat

Kur duhen ngritur duart gjatë duasë?
Duaja ka tre gjendje:

1. Gjendja në të cilën është përcjellë se Profeti alejhi selam bënte dua, por nuk i ka ngritur duart në të dhe në këtë rast ngritja e tyre konsiderohet bidat (risi në fe) dhe nuk lejohet, p.sh: duaja gjatë tavafit, sepse është përcjellë që Profeti alejhi selam, ka bërë dua gjatë tavafit, por nuk i ka ngritur duart në të.

2. Gjendja në të cilën është përcjellë se Profeti alejhi selam bënte dua dhe i ka ngritur duart dhe në këtë rast ngritja e tyre është sunet (e pëlqyer), p.sh duaja e istiskasë dhe ngritja e duarve në të etj.

3. Gjendja në të cilën është përcjellë se Profeti alejhi selam bënte dua, por nuk është përcjellë se i ka ngritur duart në të apo jo dhe në një rast të tillë njeriu është i lirë ti ngrejë ose jo duart e tij, p.sh: duaja ndërmjet ezanit dhe ikametit, etj.

Shejh Sulejman Err rruhejli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit