2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Kur do të ndodhë Kijameti?

Më të lexuarat

Dituria rreth ditës dhe çastit se kur do të ndodhë Kijameti është një e panjohur, të cilën nuk e di askush përveç Allahut. Këtë e dëshmojnë ajete kur’anore dhe hadithe profetike të shumta. Diturinë rreth kohës se kur do të ndodhë Kijameti, Allahu e ka mbajtur për vete dhe nuk ia ka treguar as ndonjë meleku të afërt dhe as ndonjë profeti të dërguar midis njerëzve. Askush përveç Allahut nuk e di se kur do të ndodhë Kijameti. I Dërguari i Allahut alejhi selam e përmendte shpeshherë Kijametin dhe tmerret e tij. Njerëzit shpeshherë e pyesnin të Dërguarin e Allahut alejhi selam se kur do të ndodhë Kijameti. Ai alejhi selam i përgjigjej se kjo është një e fshehtë, të cilën nuk e di askush përveç Allahut. Ajetet kur’anore zbrisnin dhe bënin të qartë se dituria rreth ngjarjes së Kijametit është një e fshehtë, të cilën Allahu e ka mbajtur në veten e Tij.

Allahu thotë: “Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kijametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për qiejt dhe tokën; do t’u vijë krejtësisht papritmas”. Ata të pyesin, a thua se ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë (sepse kjo gjë është e fshehtë).”A`raf 187

Në këtë ajet Allahu xh.sh. urdhëron profetin e tij Muhamed alejhi selam që t’i lajmërojë njerëzit, se dija rreth kohës se kur do të ndodhë Kijametit gjendet vetëm tek Allahu. Vetëm Allahu xh.sh. ka njohuri të plotë rreth realitetit të Kijametit dhe kohës se kur do të ndodhë ky fenomen. Askush prej banorëve të tokës e të qiellit nuk e di se kur do të ndodhë Kijameti.

Allahu xh.sh. thotë: “Njerëzit të pyesin për Orën (Kijametin). Thuaju: “Vetëm Allahu ka dijeni mbi atë.” Kush e di?! Ndoshta Kijameti mund të jetë afër?!”97 dhe “Të pyesin ty për Orën (e Kijametit) se kur do të ndodhë. Gjë për të cilën ti nuk ke njohuri. Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.” A’raf; 187.

Pra, fundi i dijenisë rreth kohës se kur do të ndodhë Kijameti gjendet vetëm tek Allahu. Për këtë arsye, kur Xhibrili pyet të Dërguarin e Allahut alejhi selam për kohën se kur do të ndodhë Kijameti, ai i përgjigjet: “I pyeturi rreth saj nuk është më i ditur se pyetësi.“Sahihul Buhari

Xhibrili a.s. nuk e di se kur do të bëhet Kijameti, po kështu edhe Muhamedi alejhi selam. As Isai alejhi selam nuk e di se kur do të bëhet Kijameti, edhe pse ai do të zbresë në tokë afër Kijametit dhe zbritja e tij është një prej shenjave të mëdha, sikurse do ta tregojmë më poshtë.

Imam Ahmedi, Ibn Maxheh dhe Hakimi përcjellin nga Abdullah ibn Mesudi se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Natën e Israsë takova Ibrahimin, Musain dhe Isain. Ata po bisedonin rreth Kijametit. Këtë çështje nëfillim ia drejtuan Ibrahimit, por ai tha: “Unë nuk kam dituri rreth kësaj”. Pastaj iu drejtuan Musait, por edhe ai tha:” Unë nuk kam dituri rreth kësaj.” Pastaj iu drejtuan Isait. Ai tha: “Përsa i përket ndodhisë së Kijametit, atë nuk e di askush përveç Allahut, por Zoti im më ka premtuar, se kur të dalë Dexhali unë do të kem në dorë dy shkopinj. Dexhali sapo të më shohë ka për t’u tretur, ashtu siç tretet plumbi. Allahu pas kësaj e shkatërron.” Musnedi i Ahmedit 5/189, hadithi nr. 3556, me verifikim të Ahmed Shakirit, që thotë: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë.” Sunen ibn Maxheh 2/1365, me verifikim të Muhamed Fuad Abdulbaki. El Busajri, q ë në librin “Ez Zauaid” ka thënë: “Ky zinxhir është i saktë dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.” Mustedrak El Hakim 4/488, i cili ka thënë: “Zinxhiri i këtij hadithi është i saktë dhe nuk është transmetuar prej Buhariut dhe Muslimit në dy Sahihet e tyre.” Këtë gjykim të Hakimit e ka mbështetur edhe Dhehebiu. Shejh Albani, në librin e tij “Daiful Xhamius Sagir” e ka konsideruar të dobët këtë hadithAhzab.

Edhe këta që janë më të mëdhenjtë e të gjithë të dërguarve të Allahut nuk e dinë se kur do të ndodhë Kijameti.

Imam Muslimi përcjell se Xhabir ibn Abdullahi ka thënë: “Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut alejhi selam të thotë një muaj përpara se të vdesë: “Mua më pyesni se kur është Kijameti kur dijenia rreth tij është tek Allahu?! Unë betohem në Allahun se mbi tokë nuk do të mbesë njeri që tani merr frymë pasi t’i ketë mbushur njëqind vjet.” Sahihul Muslim

Ky hadith hedh poshtë mundësinë që i Dërguari i Allahut alejhi selam ta ketë ditur kohën kur do të bëhet Kijameti, pasiqë edhe Xhibrili pyeti për të.

Ibn Kethiri thotë: “Ky është profeti analfabet, zotëria e të gjithë të dërguarve dhe vula e tyre, paqja dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të. Profeti i pendesës, profeti i sprovës, i mbrami, i pasmi dhe tubuesi, i cili ka thënë: “Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa këta të dy (gishtërinj)” Sahihul Buhari duke bashkuar dy gishtërinjtë e tij; gishtin tregues dhe gishtin që vjen pas tij. Megjithatë, këtij profeti Allahu xh.sh. i ka dhënë urdhër që të shprehet se dijenia kur do të ndodhë Kijameti i përket Allahut. Ai xh.sh. thotë: “Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë.“ Araf 187

Kushdo që pretendon se i Dërguari i Allahut alejhi selam e ka ditur se kur do të bëhet Kijameti është një i paditur, sepse të gjitha ajetet dhe hadithet e sipërpërmendura e hedhin poshtë një gjë të titië.

Ibn Kajjimi thotë: “Disa njerëz të kohës sonë, që pretendojnë se kanë dije dhe që mburren me diçka që nuk e posedojnë janë duke përhapur gënjeshtrën më të madhe. Ata kanë thënë se i Dërguari i Allahut alejhi selam e ka ditur se kur do të ndodhë Kijameti. Këtyre gënjeshtarëve, kur u thuhet se në hadithin e Xhibrilit i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “I pyeturi rreth saj nuk është me i ditur se pyetësi” nuk ndalen me kaq, por u ndryshojnë kuptimin këtyre fjalëve, duke thënë se kuptimi i këtyre fjalëve është ky: “Unë dhe ti e dime se kur do të ndodhë Kijameti.”

Kjo padyshim është një injorancë e madhe dhe shtrembërim i shëmtuar i kuptimit të hadithit. I Dërguari i Allahut alejhi selam e njeh Allahun xh.sh. më shumë se kushdo tjetër, e si mund t’i thotë ai një arabi që vjen nga shkretëtira: “Unë dhe ti e dimë se kur do të ndodhë Kijameti“.

Nëse ky injorant ngulmon dhe thotë: “I Dërguari i Allahut alejhi selam e dinte se ai ishte Xhibrili”, ne i përgjigjemi duke i thënë se i Dërguari i Allahut alejhi selam, që flet të vërtetën, po në lidhje me këtë ngjarje ka thënë: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im! Nuk ka ardhur në ndonjë shëmbëlltyrë e të mos e kem njohur, përveç kësaj shëmbëlltyre.” Musnedi i Ahmedit 1/314, hadithi nr. 374

Sipas një transmetimi tjetër thuhet se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Nuk e kam ngatërruar asnjëherë tjetër, përveç kësaj here.”

Kurse sipas një transmetimi tjetër, thuhet se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Ma ktheni përsëri arabin këtu.” Ata shkuan t’a kërkojnë, por nuk gjetën asgjë.”

Pra, i Dërguari i Allahut alejhi selam mësoi se ai qe Xhibrili pas një farë kohe, sikurse thotë dhe Omeri: “Unë qëndrova një farë kohe dhe i Dërguari i Allahut alejhi selam më pyeti: “O Omer! A e di se cili ishte pyetësi?” Sahihul Muslim

Megjithatë, shtrembëruesit e kuptimit të hadithit thonë: ” Ai e mësoi gjatë pyetjeve se personi me të cilin po fliste ishte Xhibrili, mirëpo sahabeve këtë gjë ua tregoi më pas.!”

Pastaj, fjalët e tij alejhi selami: “I pyeturi rreth saj nuk është më i ditur se pyetësi” përfshijnë çdo të pyetur dhe çdo pyetës rreth kohës se kur do të bëhet Kijameti.

Shkeputur nga libri”Shenjat e Kijametit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit