-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kur’ani, ndër librat më të shitur në Francë

Më të lexuarat

Pas publikimit të karikaturave fyese ndaj Pejgamberit të Islamit në Francë, Kur’ani dhe librat rreth Islamit janë duke u bërë një best-seller në Francë.

Sipas lexpress.fr, numri i njerëzve që blejnë Kur’anin dhe libra islame në libraritë franceze është shtuar shumë prej se një revistë satirike franceze publikoi karikaturat e Profetit të Shenjtë të Islamit, Muhammedi (a.s.)

Më 14 janar 2015,  revista satirike Charlie Hebdo në Paris, zyrja e së cilës është sulmuar nga dy persona të armatosur më 7 janar 2015, edhe një herë botoi një karikaturë të Profetit Muhammed (a.s.) në kopertinën e edicionit të ri të saj,  pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim është provokues. 

Ky veprim sakrilegj ndezi protesta dhe dënimin nga muslimanët në të gjithë botën.

Në Francë, ky veprim i ka bërë njerëzit më të interesuar për të mësuar rreth Islamit.

Një pronar i një librarie në Paris thotë se të gjitha kopjet e Kur’anit në dyqanin e tij kanë janë shitur.

Një tjetër një shitës thotë shitja e përkthimit të Kur’anit në frëngjisht është rritur tri deri katër herë në javët e fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit