1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kuptojeni se sa kohë u nevojitet mbeturinave të shpërbëhen, atëherë hidhni?

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë se mbeturinat janë dëmtues të mëdhenj të mjedisit tonë, mirëpo a e kemi analizuar ndonjëherë se sa dëm po i bëjmë planetit tonë duke hedhur madje edhe një kanaçe të vetme në vend se ta riciklojmë atë. A keni menduar ndonjëherë se sa kohë nevojitet të shpërbehet bishti i cigares që sapo keni pirë, apo qesja të cilën e keni hedhur bashkë me mbeturinat e tjera. Gjeneratë pas gjenerate rëndësia e kësaj çështjeje neglizhohet sepse ende ekziston mendimi se nuk është problem i yni, koha e bën të veten. Askush nga ne nuk ndihet mirë kur duhet të rregulloj diçka të cilën dikush para nesh e ka lënë keq e pse pra presim që gjeneratat e ardhshme të jenë të gatshme të merren me mbeturinat e sotshme. Ato janë problem i se tashmes dhe ne duhet të gjejmë mënyra më të mira për të reduktuar mbeturinat në tokë.
Për të lehtësuar jetën tonë ne kemi shpikur gjëra të cilat mund të jenë kërcënuese për planetin në kuptimin se koha e nevojshme për shpërbërjen e tyre është tmerrësisht e gjatë. Në listën e më poshtme shihni se sa kohë u nevojitet mbeturinave të ndryshme të shpërbëhen në natyrë dhe ndoshta do të tregoheni më të kujdesshëm për atë se sa dhe çfarë hedhni në të ardhmen.
 
 
 
Letër toaleti- 2-4 javë
Lëvozhgë bananeje 3-4 javë
Qese letre- 1 muaj
Pambuku- 1- 5 muaj
Gazeta-  1 muaj e gjysmë
Bërthama e mollës- 2 muaj
Kartoni- 2 muaj
Lëvozhgë portokalli- 2 muaj
Shpërpllaka- 1-3 vite
Çorape e leshtë- 1-5 vite
Produktet e paketuara “ Tetrapack”- 5 vite
Bishti i cigares- 10-12 vite
Këpucë prej lëkure- 25 vite
Gotat e plastikës- 50 vite
Kuti nga plastika- 50- 80 vite
Kanaçet e aluminit- 200- 500 vite
Shishet e plastikës – 450 vite
Pelena- 600 vite
Peri i peshkimit- 600 vite
Qeset – 200- 800 vite
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit