-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kuptimi i politikës së jashtme ruse në shembullin e Ballkanit

Më të lexuarat

Viteve të fundit Rusia ndjek një politikë të jashtme sfiduese ndaj perëndimit.

Viteve të fundit Rusia ndjek një politikë të jashtme sfiduese ndaj perëndimit. Për këtë arsye është e mundur që nga burimet e ndryshme mediatike të dëgjohen komentet për afrimin e fundit të botës unipolare dhe për rifillimin e Luftës së Ftohtë. Mirëpo shtrohet pyetja se a është duke shkuar bota drejt një paqartësie të re? dhe, Pse Moska ndjenë nevojën për të rritur përsëri popullatën ruse? Politika ndërkombëtare që zhvillohet në këto 25 vitet e fundit në rajonin e Ballkanit, në një masë të konsiderueshme hedh dritë në sfondin e hapave që hedh Moska zyrtare në politikën e jashtme.

Rusia, e cila humbi pozitën e superfuqisë me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, gjatë viteve të 90-ta ishte në kërkim të luajtjes të një roli aktiv në krizën e jetuar në territoret e ish-Jugosllavisë. Më e rëndësishmja për Moskën ishte që në mënyrë të barabartë të ketë të drejtën e fjalës në këtë krizë. Sipas diplomatit amerikan, Richard Holbrooke, i cili ishte njëri prej arkitektëve të marrëveshjes së paqes të Daytonës, e cila i dha fund Luftës së Bosnjës, shqetësimi kryesor i Moskës në atë kohë ishte ti tregoj botës që Rusia, qoftë edhe në mënyrë simbolike, ende është një aktor i rëndësishëm në botë.

Ndërkaq në vitet 2000 Moska u përpoq të përfshihet në diplomacinë ndërkombëtare në lidhje me problemin e Kosovës. Mirëpo Kosova është një vend ku bien ndesh interesat e vendeve perëndimore me ato të Rusisë. Gjendja në Kosovë për Uashingtonin dhe Brukselin paraqiste një përjashtim të madh në sundimin e ligjit të rregullave ndërkombëtare. Në Kosovë shikohej si në mbetje të një vendi të shpërbërë në fillim të viteve të 90-ta dhe për këtë arsye cilësohej si një situatë e posaçme. Me këtë botëkuptim u përkrahë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Rusia prej fillimit ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Edhe pse në pamje të parë dukej se ajo anonte nga Serbia, problemi i Moskës ishte krejtësisht tjetër. Rusia në të vërtet dilte kundër monopolit të vendeve perëndimore për të dhënë epitete të “situatës së posaçme” në rajonet problematike. Ndërkaq me njohjen e pavarësive të Osetisë Jugore dhe Abhazisë në vitin 2008, Moska tregoi se dëshiron që edhe Rusia të ketë të drejtën e bërjes të gjërave të njëjta sikurse perëndimi. Kjo gjendje është e rëndësishme për të kuptuar sjelljet e përgjithshme në politikën e jashtme të Rusisë. Sepse hapat e hedhura nga ana e Moskës viteve të fundit në politikat e jashtme janë sfida ndaj ndërtimit të një sistemi ndërkombëtar që vepron në përputhje me kërkesat e vendeve perëndimore pas periudhës së Luftës së Ftohtë.

Parë nga këndvështrimi i Rusisë, me ndërhyrje në Irak në vitin 2003 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ndodhen në krye të vendeve perëndimore, filloi edhe procesi i ndryshimit të Lindjes së Mesme në një mënyrë me të cilën nuk do të pajtohet Rusia. Në anën tjetër, NATO-ja në ditët e sotme i është afruar kufijve të Rusisë dhe planifikon të zgjerohet edhe më shumë në lindje. Ndërkaq Moska është duke e perceptuar NATO-n si një forcë ushtarake e cila kërcënon sigurinë e Rusisë, ndërsa dislokimi i sistemeve të mburojave raketore të ShBA-së në vendet e Evropës Lindore shkakton shqetësime të thella tek Moska.

Si rezultat i dominimin të perëndimit në botë, Moska filloi përpjekjet për rritjen e numrit të popullatës në territoret e ish-Bashkimit Sovjetik. Në Ukrainë hodhi hapa të cilat përkujtojnë në periudhën e Luftës së Ftohtë. Pasi që termi i “Luftës së Ftohtë” në vete mbanë legjendën e “Rusisë së fortë”, ai më së shumti i shërben Moskës. Ndërsa sot Rusia është shumë më ndryshe se ajo e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Para së gjithash pasi që tani nuk ka ideologji kontradiktore, Moska më nuk tërheq vendet tjera si magnet. Ndërsa në ditët e sotme për shkak të globalizimit dhe zhvillimeve në teknologjinë e komunikimit, nuk është e mundur për ta izoluar një vend nga bota. Kështu që ushtria ruse edhe pse gjatë viteve të fundit modernizoi armatimin dhe rriti kapacitetin e saj fuqia e saj është mjaftë e prapambetur në krahasim me ushtrinë Amerikane dhe aleancën e NATO-s.

Kur bëhet fjalë për krizën e Ukrainës mund të themi që edhe pse kjo situatë e parë nga aspekti i inxhinierisë së tokës është në favor të Moskës, ajo në të vërtetë vuri në vështirësi Rusinë. Kështu që aleanca kundër Rusisë në vendet perëndimore u forcua edhe më shumë. Gjithashtu kjo krijoi një arsye të re për ekzistencën dhe ristrukturimin e NATO-s. Ndërkaq për shkak të embargos që zbatohet ndaj Rusisë, ekonomia e vendit filloi të tkurret. Ndërsa rezultatet e sondazheve tregojnë se popullata ruse i kushton më shumë rëndësi çështjeve të jetës së tyre të përditshme se sa rritjes së popullatës ruse në territoret e ish-Bashkimit Sovjetik.

Për shkak të gjitha këtyre, edhe pse duket kontradiktore, për Moskën do të ishte më e dobishme të pajtohet me perëndimin. Në të kundërtën popullata ruse përballë kushteve të vështirësuara ekonomike do të merr më shumë në pyetje udhëheqjen e Presidentit Vladimir Putin. Pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor në ShBA do të lind një rast i përshtatshëm edhe për Uashingtonin edhe për Moskën për të rishqyrtuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Ndërkaq arritja në konsensus në qëndrimet e tyre në lidhje me krizën e Sirisë do të japë një frymë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia të hedhin hapa pozitive në lidhje me çështjen e Rusisë, kjo do të kishte edhe pasqyrime pozitive në krizën e Ukrainës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit