2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kuptimi i Fjalës Musliman

Më të lexuarat

Ndodh qe shume prej besimtarëve kryesisht ata qe jane të rinj në besim nuk i dinë akoma konceptet dhe shpjegimet e fjalës Musliman dhe Islam. Në ditët e sotme është ngatëruar shpjegimi i këtyre fjalëve. Kjo sepse media të ndryshme e interpretojnë atë në mënyrat e interesit vetjak. Fenë tonë Krijuesi i Gjithësisë e ka quajtur Islam. Nësë dëshiron të jesh pjestar i fesë së vërtetë të Krijuesit të Gjithësisë në fillim duhet të mësosh rreth saj. Fjala Musliman do të thotë të jesh plotësisht i dorëzuar ndaj Zotit. Sa herë që përmendet fjala Musliman në Kur’anin famëlartë do të gjesh se është me kuptimin “i dorëzuar”. Pra me këtë ne kuptojmë t’i nënshtrohemi dhe dorëzohemi plotësisht vullnetit të Krijuesit të Gjithësisë. Gjithçka është e nënshtruar ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Këtë fakt e dëshmon edhe ajeti i Kur’anit: “ A fe tjetër veç asaj të Zotit kërkojnë, në një kohë që Atij i është dorëzuar gjithçka në qiej dhe në tokë.”

Si ta kuptojmë dhe ta besojmë që gjithçka i është nënshtruar Zotit? Për shembull. Dielli i është nënshtruar Zotit sepse lind dhe perëndon në kohën kur e ka caktuar Zoti. Hëna i është dorëzuar vullnetit të Zotit sepse ciklet e saj nuk vonohen asnjë sekondë nga ajo që i ka caktuar Zoti. Prandaj edhe astronomët e caktojnë që para një muaji se kur do të lindë hëna e re, kjo pasi ajo i është dorëzuar plotësisht vullnetit hyjnor. Thotë Krijuesi i Gjithësisë për këtë në Kur’an: “ Dhe i thamë tokës dhe qiellit: Ejani me dëshirë ose me imponim. Ata thanë: Vijmë me bindje.” Dielli dhe hëna i janë dorëzuar Zotit. Marim në shqyrtim shembuj të tjerë. Zjarri përsëri i është nënshtruar Zotit sepse ai djeg pasi ashtu e ka urdhëruar Zoti. Gjithçka që ndodhet në gjithësi i është nënshtruar vullnetit të Zotit: “ Atij i është dorëzuar gjithçka në qiej dhe në tokë.” I vetmi që nuk pranon t’i dorëzohet këtij vullneti hyjnor është njeriu. Prandaj besimtari është shumë i dashur për Zotin, pasi ai është nënshtruar vullnetit të tij. Njeriu para syve të tij ka mijra e miliarda argumente dhe përsëri nuk beson, përsëri ecën ne rrugën e gabuar. Pra Musliman do të thotë i dorëzuar ndaj vullnetit të Zotit. Një njëri i cili është Musliman, i dorëzuar ndaj vullnetit të Zotit, kurrsesi nuk mund të jetë shkatërues, intrigant, mashtruës dhe ziliqar. Sepse ai ka besuar qartë në krijimet madhështore të Zotit të Gjithësisë dhe le mënjanë çdo epsh, intrigë, zili të cilat e shkatërojnë atë dhe ecën në rrugën e bukur të pastër, të moralshme Islame me qëllimin dhe dëshirën e madhë që i Madhi Zot ta nderoje me Xhennet sepse kjo është fitorja e madhe për Muslimanin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit