0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Kundërmasat ndaj Kosovës, të dëmshme për Serbinë”

Më të lexuarat

Mendojmë se Beogradi zyrtar nuk do të zbatojë kundërmasa nja Prishtinës, përkundër faktit se Qeveri e Kosovës tash e disa muaj refuzon t’i heqë taksat ndaj mallrave të Serbisë, shkruan sot gazeta e Beogradit “danas”, të kenë pohuar përfaqësues të qarqeve diplomatike nga Perëndimi.

Diplomatët theksojnë se hapi i autoriteteve serbe drejt kundërmasave “do të nxiste reagime të këqija të vendeve perëndimore dhe do ta përkeqësonte pozitën e serbëve në Kosovë “.

„Në këtë gjendje të tashme, Beogradi është në epërsi taktike e morale, sepse gjatë muajve të shkuar, qëkur Kosova e ka vënë taksën, me asgjë s’e ka ndihmuar gjetjen e zgjidhjes për problemin e kosovar“, kanë thënë diplomatë për këtë gazetë të cilat ajo nuk i emërton.

Sipas kësaj gazete, diplomatët po ashtu mendojnë se nuk është e sigurt që deri te takimi për Ballkanin Perëndimor të caktuar më 1 korrik në Paris, “do të bjerë” Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj edhe pse Vetëvendosje e Lidhja Demokratike po përpiqen ta bëjnë shumicën në Parlament për ta rrëzuar pushtetin aktual. Sipas mendimit të diplomatëve, ky hap do ta ngadalësonte edhe më shumë tempin e negociatave ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

„Negociatat për Kosovën duhet të vazhdojnë e në vijim është edhe takimi për këtë rajon në Paris dhe në Poznanj. Kohë e gjatë tashmë është humbur dhe asnjëra palë nuk ka të drejtë të tërhiqet e të blejë kohë“, citohet të jetë thënë në qarqet diplomatike.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti ka përgatitur masa “të kufizuara”, nga të cilat disa, “janë shumë të fuqishme dhe shumë të rrepta”, si përgjigje ndaj taksave që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit