Vitin e kaluar në qytetin e Kumanovës janë regjistruar vetëm 15 incidente mes të rinjëve. Ndërsa gjatë vitit 2013 ka pasur gjithësej 27 incidente.
Sipas kësaj analize del se dhuna mes të rinjëve në këtë qytet po ulet.
Në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë gati pesë vite janë të angazhuar punonjës të cilët meren me preventivën, që të zvogëlohet dhuna ndëretnike nëpër shkolla dhe të gjithë format tjera të dhunës, me qëllim që në këtë qytet multietnik, të ketë harmoni etnike dhe bashkëjetesë të shkëlqyer./zhurn/kohaislame