1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Kumanova”, Qeveria fajëson AKI-në e Policinë, AKI-ja i vë fajin Qeverisë e Presidencës

Më të lexuarat

Shumica e të vrarëve dhe të arrestuarve në Maqedoni ishin duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit para 9 majit, kur ndodhi përleshja në Kumanovë.
 
Institucionet e sigurisë kanë dështuar t’i kenë nën kontroll personat që ishin nën hetime, të cilët i bie se së paku nga një herë kanë lëshuar vendin.
 
Prokuroria e Shtetit nuk ka qenë në gjendje të sqarojë as pse pikërisht tani u dha urdhër për bastisje të familjeve, e as për veprat penale që ata dyshohen. Aty nuk është dhënë asnjë detaj se kur Gjykata ka lëshuar aktvendim për fillim të hetimeve dhe as veprat penale që ata dyshohen, raporton KTV.
 
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës nuk pranon se ka përgjegjësi për injorimin e një raporti të AKI-së që paralajmëronte se mund të ketë kosovarë të përfshirë në trazira në Maqedoni.
 
Isa Mustafa jo direkt ka pranuar se nuk e ka poseduar raportin, por është thënë ‘se nuk ka pasur informata lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Kumanovë’.
 
Në një përgjigje për KTV-në përgjegjësinë ia kanë hedhur tani AKI-së e Policisë, duke thënë se ato do të duhej të komunikonin nëse Agjencia kishte ndonjë informatë, ani pse ajo nuk është e autorizuar ta bëjë këtë.
 
Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së thotë se ky institucion ka kryer punën e vet, por dështimi ka ndodhur te Kryeministri dhe Presidentja, transmeton Koha.net.
 
Anëtari i Komisionit për siguri Rexhep Selimi nuk po e quan këtë neglizhencë, por sabotim ndaj sigurisë së vendit nga kryeministri e Presidentja. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit