PARIS (AA) – Në shenjë solidariteti me familjet e personave që humbën jetën dhe të plagosurit në sulmin ndaj xhamisë në Egjipt, në mesnatë janë fikur dritat në Kullën e Ajfellit, raporton Anadolu Agency (AA).
Dritat u fikën me vendimin e kryebashkiakes së Parisit, Anne Hidalgo.
“Terrorizmi edhe një herë ka goditur Egjiptin. Ngushëlloj familjet e të vdekurve, kurse të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo në rrjetin social.
Dritat në Kullën e Ajfellit janë fikur edhe më parë për nder të viktimave të sulmeve terrorste në vende të ndryshme të botës.
Xhamia, e cila është sulmuar i përket Tarikatit, ndërsa ndodhet 20 kilometra në lindje të qytetit të Al-Arish.
Shpërthimi u dëgjua pranë xhamisë Ravda menjëherë pas namazit të xhumasë, ku humbën jetën të paktën 235 persona. Në Egjipt është shpalluar tre ditë zie.