Kufoma e një femre është gjetur sot në ujërat e liqenit të Fierzës, në afërsi të fshatit Mamëz, në Kukës.
Mësohet se kufoma është gjetur nga banorët e zonës, pasi kishte rënë në rrjetat e peshkatarëve, në liqenin e Fierzës.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, dyshohet se kufoma i përket një gruaje të humbur 3 muaj më parë.
Policia dyshon se ka gjetur sot në liqen trupin e Thëllënxa Rexhmatit. Hetimet për identifikimin e kufomës vazhdojnë./BS/kohaislame