3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kujt i përkasin agjencitë e vlerësimit?

Më të lexuarat

Më e vonëta që prej fillimit të krizës së borxheve, ato janë në qendër të kritikave: tre agjencitë e mëdha të vlerësimit të riskut të kreditimit Standard & Poor’s, Moody’s dhe Fitch. Ato zotërojnë thuajse të gjithë tregun botëror për vlerësimin e kredisë. Shtete apo sipërmarrje: kush kërkon të marrë para borxh, nuk i shmanget dot vlerësimit të bonitetit nga agjencitë.

Standard & Poor’s është më e vjetra e tre agjencive. Rrënjët e saj i gjejmë në vitin 1860. Që prej vitit 1996 S&P është pjesë e koncernit të medieve McGraw-Hill. Koncerni ka kanale televizive dhe boton libra shkollorë. Krahas vlerësimit të bonitetit, agjencia nxjerr edhe indekse për aksione dhe lëndë të para, më i njohuri është indeksi S&P 500.

Moody’s nuk është aq e vjetër sa Standard & Poor’s. Themeluesi i saj John Moody filloi të vlerësonte aksionet e hekurudhës në SHBA në vitin 1909. I angazhuar në agjencinë Moody’s është legjenda amerikane e investimeve Warren Buffet, firma e të cilit Berkshire Hathaway, zotëron 12,3% të aksioneve të Moody’s Corporation.

Në vitin 1975 për tre agjencitë pati një moment të shënuar: ato u pranuan nga autoriteti i mbikqyrjes së bursës në SHBA, SEC. Sot në të gjithë botën banka, investues institucionalë e madje edhe banka qendrore orientohen në gjykimin e tre agjencive të mëdha. Pikante në këtë mes: Fitch zotërohet në masë të madhe nga francezë. A është pra e tepërt një agjenci evropiane vlerësimi?/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit