HADITHI I DITËS:Ebu Hurajra radiallahu anhu tregon se, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:
“Një njeri i cili me iman dhe me shpresë në shpërblimin e Allahut e kalon Natën e Kadrit në adhurim, atij i falen mëkatet e mëparshme.”
Transmeton imam Buhariu në Sahih.
HISTORIA E DITËS:
Në ditën e 27-të të ramazanit:
– në vitin 65 hixhri morri pushtetin halifi emevit Abdulmelik bin Mervani, i cili është ndërtuesi i Kupolës së Shkëmbit që ndodhet në mesin e Mesxhid El-Aksasë.
– halifi abasid el-Me’mun, për çdo 27 ramazan e mbulonte Qaben e Bekuar me një pëlhurë të mëndafshtë me ngjyrë të bardhë.
MESELEJA E DITËS:
Sadakaja e Fitrit lejohet t’u jepet 8 kategorive të njohura të zeqatit e që janë:
1. Fukaraja,
2. Miskini (skamnori),
3. Punëtorit që tubon zeqatin,
4. Për përfitimin e zemrave,
5. Për lirimin e robërve,
6. Borxhliut,
7. Në rrugë të Allahut dhe
8. Udhëtarit.
Sot do të hedhim pakëz dritë për dy kategoritë e para, e që janë fukarenjtë dhe miskinët.
Mufti Ibrahim Selkini thotë:
“Sadakaja e Fitrit nuk lejohet t’u jepet këtyre personave (edhe nëse janë fukara):
– Babait,
– Nënës,
– Gjyshërve,
– Gjysheve,
– Djalit,
– Fëmijëve të djalit,
– Vajzës,
– Fëmijëve të vajzës,
– Bashkëshortes dhe
– Bashkëshortit.
Ndërsa, lejohet dhënia e kësaj sadakaje jashtë këtyre që u përmendën më sipër, kuptohet nëse janë njerëz të varfër. Pra, lejohet që kjo sadaka t’i jepet:
– Vëllaut,
– Fëmijëve të vëllaut,
– Motrës,
– Fëmijëve të motrës,
– Xhaxhait,
– Fëmijëve të xhaxhait,
– Hallës,
– Fëmijëve të hallës,
– Dajës,
– Fëmijëve të dajës,
– Tezes,
– Fëmijëve të tezes, etj.
Nëse kjo sadaka u jepet këtyre të afërmve, atëherë është edhe më mirë.
Por, asesi nuk lejohet paraardhësve, pasardhësve dhe bashkëshortes, po edhe nëse janë të varfër. Allahu Fuqiplotë nuk e pranon këtë sadaka tek trungu nevojtar i myslimanit.
Pastaj një shkallë më ulët (se të afërmit) preferohet që kjo sadaka t’u jepet:
– Fqinjëve të varfër,
– Pastaj fukarenjëve të mëhallës,
– Pastaj fukarenjëve të vendbanimit të tij.”
Mufti Ibrahim Selkini në “El-Fikhu’l-islami”, vol. II, fq. 60.
Përmblodhi: Hazir Selmani.
#Ramazanijat (27).
#Ramazan2017