I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi së bashku në xhenet kështu”, duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak.” (Transmeton Buhariu)
Sa herë e ke dëgjuar apo lexuar këtë hadith?
A nuk je ndikuar nga ky hadith dhe a nuk të ka shtyrë të mendosh për përkujdesjen ndaj një jetimi?
Kthehu dhe lexoje përsëri dhe imagjino sa shpërblim i madh.
Ti me përkujdesjen ndaj një jetimi i ke garantuar vetes hyrjen në xhenet.
Imagjino çdo të thotë xhenet, për të cilin lodhesh e mundohesh dhe bën ibadet, ndërsa me përkujdesjen tënde ndaj jetimit ke për të hyrë në të.
Jo vetëm që do të hysh, por do të jesh në Firdeusin e lartë me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Përse pra nuk ke menduar më parë për përkujdesjen ndaj jetimit?
Sigurisht tani e ke kuptuar nevojën e jetimëve për ty.
Me të vërtetë atyre nuk u mungon vetëm babai dhe nëna, por u mungon dikush që i do, thjesht u mungon dikush që ndien dhimbje dhe dashuri për ta.
Hasim Krasniqi
27.6.2008