0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kujdesi dento – oral te foshnjet

Më të lexuarat

Përkujdesjes dentale te fëmijët i kushtohet vëmendje më e vogël në krahasim me kujdesjen e përgjithshme stomatologjike.

Qumështi i nënës është më i miri për foshnjen sepse përpos afërsisë që arrihet në mes të foshnjes dhe nënës gjatë aktit të thithjes së gjirit, me anë të qumështit të gjirit të nënës jepet edhe një pjesë e imunitetit të fituar si reaksion i sëmundjeve të kaluara më herët. Poashtu, nëpërmjet qumështit të nënës bëhet furnizimi i organizmit të fëmijës me flour.

Mirëpo, jo rrallë ndodh që foshnja për shkaqe të ndryshme të ushqehet me shishe. Ushqimi artificial që i jepet foshnjes zakonisht është i ëmbël prandaj preferohet që foshnjes t’ia mbajmë biberonin në gojë vetëm përderisa ta pijë qumështin ose lëngun dhe jo edhe të flejë me të.
Preferohet që në vend të lëngjeve të fabrikuara foshnjes t’i përgatitet në shtëpi lëngu me frute të freskëta ose çaj me më pak sheqer.

Në shumë shtete të Evropës Perëndimore, pas lindjes, foshnjeve u jepet vitaminë D dhe flour si preventivë nga rahiti dhe kariesi i dhëmbëve. Në vendin tonë zakonisht jepen pika A-Dvit ndërsa flouri jepet në formë të tabletave “Florogal”, të cilat nëna ia jep foshnjes të tretura në çaj ose në ujë. Preferohet që të merren në lukth të zbrazët dhe nuk duhet marrë ushqim së paku 30 minuta më vonë. Gjithashtu, duhet pasur kujdes që tabletat e flourit të mos përzihen me qumësht për shkak të krijimit të calcium-flourit i cili vështirë resorbohet nga trakti digjestiv.

Dhëmbët duhet pastruar menjëherë posa të dalin. Nëna filimisht duhet t’ia pastrojë dhëmbët foshnjës me vatë të njomur në ujë të vakët ose çaj kamomil. Pas daljes së dhëmbëve, nëna duhet ta mësoj fëmijën t’i pastroj dhëmbët. Stërvitja e përdorimit të furçës së dhëmbëve, me qëllim të krijimit të shprehisë së larjes së dhëmbëve në këtë moshë, duke pasur parasysh rëndësinë e higjienës orale është garanci e madhe se në të ardhmen do të disponohet me dhëmbë të shëndoshë.
Pasi t’i dalin fëmijës dhëmbët e qumështit, në këtë moshë duhet të bëhen vizitat e rregullta te pedodonti. Vizita e parë shfrytëzohet zakonisht për njohjen me fëmijët, për t’ua treguar instrumentet dhe për ekzaminimin e gojës dhe të dhëmbëve./Blerta Shaqiri /pertymoter/kohaislame

Përgatiti: Blerta Shaqiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit